Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani prezantoi projekte konkrete për fshatin Llokë, përcjell SmartNews
Përmes një video të publikuar në profilin e tij Ramadani ka prezentuar 4 projekte dhe atë Urë për këmbësorë dhe iniciativë për urë automobilistike, projektim dhe asfaltim i rrugës Llokë–Krushopek, ndërtim i fushës së sportit për rininë e Llokës dhe projektim dhe asfaltim i rrugës Llokë–Krushopek i Epërm.
“Me zemër për Llokën!
Prezentojmë projektet konkrete për fshatin Llokë!
#Saraj #Llokë #AKi #Voto4
1. Urë për këmbësorë dhe iniciativë për urë automobilistike.
2. Projektim dhe asfaltim i rrugës Llokë–Krushopek.
3. Ndërtim i fushës së sportit për rininë e Llokës.
4. Projektim dhe asfaltim i rrugës Llokë–Krushopek i Epërm”, përfundon Ramadani./SmartNews.mk/