Komuna e Gostivarit ka nisur asfaltimin e rrugës që çon drejt varrezave të reja në Çegran, me një gjatësi prej 1,250 metrash.
Projekti është pjesë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën lokale, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qasjes në vendbanime të ndryshme.
Nga komuna theksojnë se punimet po zhvillohen sipas planit dhe shumë shpejt rruga do t’u vihet në shërbim qytetarëve.