Connect with us

Lajme

Ujkan Rahmani nga AKI Tetovë: Shitja e Monopolit, skema e mashtrimit përmes cesive

Published

on

Kandidati për këshillin komunal të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Ujkan Rahmani, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka reaguar lidhur me procesin e shitjes së objektit “Monopoli”, duke e cilësuar si një skemë mashtrimi dhe shkelje të rëndë ndaj qytetarëve të Tetovës, përcjell SmartNews

“Përveç shitjes kriminale, përfitimeve milionëshe dhe prodecurave jotransparente dhe me shumë dyshime në procesin e shitjes së Monopolit, kryetari në ikje, Bilall Kasami, ka bërë edhe një shkelje të rëndë për tetovarët. Për përfitime personale, grupore e partiake, Kasami dhe Vlen kanë bërë edhe gjenocid kulturor, historik mbi trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve në Pollog. Monopoli është një pjesë e dhimbshme e historisë së lavdishme të shqiptarëve, vendi ku u vranë e masakruan burra e djem që rrezistuan dhe nuk nënshtruan si këta sot.

Edhe në rastin e Monopolit, Bilall kasami përdor skemën e famshme të tij për anashkalimin e shumave të mëdha të parave që duhet ti paguhen Komunës së Tetovës me anë të “cesive”, si në këtë rast që e kemi si dëshmi me “transferimin e kërkesës” prej kompanisë investuese deri tek kompania e afërt me Bilall Kasamin EREU TRANS. Skemë kjo që fillon me gjenerimin e borxhit të mëhershëm nga ana e kompanive të afërta me të ndaj komunës, duke e ngarkuar komunën me borxh fiktiv ndërsa kur vjen rasti që të bëhet pagesa e taksave ndaj Komunës apo komunalieve të objekteve të mëdha dhe shuma tjera të mëdha, anashkalohet llogaria e komunës dhe paratë shkojnë direkt te llogaria e kompanisë të afërt me Bilallin. Kjo është një skemë mashtrimi sepse cesionet janë të ndaluara me ligj prej më shumë se një viti. Kemi njohuri dhe dëshmi se shuma të mëdha janë qarkulluar me këtë skemë mashtrimi edhe me kompani të tjera edhe me ndërmarrjet publike NPK Sharri dhe NPK Tetova. Ftojmë organet kompetente që të hetojnë rastin në fjalë për këto krime të bëra nga klani i afërt i kryetarit në ikje Bilall Kasami,” përfundoi Rahmani./SmartNews.mk/

Continue Reading