Kryetari aktual i komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës kombëtare për Integrim, Valbon Limani bashkë me bartësin e listës për këshillin komunal, Valdet Xhaferi të shoqëruar nga shefi i shtabit lokal Isak Lazami si dhe funksionarë të AKI-së zhvilluan takim me banorët e Sërmnovës, të Tërnovës, Strajanit dhe Padalishtit, përcjell SmartNews
“Në Malësinë e Gostivarit, me banorët e Sërmnovës, të Tërnovës, Strajanit dhe Padalishtit patëm takim dhe kuvend mençurie që vetëm Malësia e ka!
Faleminderit!
Me ju dhe me Gostivarin n’❤️!”, shkroi Limani./SmartNews.mk/