Connect with us

Lajme

Nazim Taipi së bashku me shoqatën Përshevca vizitojnë bjeshkët për të parë mundësinë që kjo zonë të kthehet në turizëm malor

Published

on

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi së bashku me shoqatën bjeshkatare Përshevca sot kanë qëndruar në bjeshkët e këtij fshati me të cilë ka biseduar dhe kan hartuar një plan se si kjo zonë të mund të kthehet në një prej qendrave të turizmit malorë, shkruan Top24

“Sot, #BASHKË me shoqatën bjeshkatare nga Përshefca, shijuam një ditë të veçantë në natyrë. #BASHKË folëm për idetë që Komuna e Tearcës të kthehet në një qendër të turizmit malor, për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe pasurive tona, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve që i japin jetë komunitetit dhe të rinjve tanë.
Mbrëmjen e mbyllëm me një darkë të ngrohtë së bashku me shoqatat bjeshkatare nga fshatra të ndryshme, në prani të Kryetarit të Komunës z. Nuhi Neziri dhe bartësit të listës z. Zemri Idrizi.
❤️ Me Tearcën n’zemër, #BASHKË për zhvillimin e turizmit malor!”, ka përfunduar Taipi.

Continue Reading