Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi gjatë një interviste në PaCensurë me Liridona Vejselin ka deklaruar se është e turpshme që në çdo cikël zgjedhorë premtohet ujë i pijshëm një e drejtë elementare.
Nëse zgjidhem kryetar komune mbajeni mend që këto zgjedhje janë të fundit që dëgjoni premtimin për ujë. Do të regulloj që të ketë ujë të pijshëm 24 orë në çdo vendbanim shtatë ditë në javë dhe nëse këtë nuk e bëj largohem para kohe nga udhëheqja e komunës e lëre me të rikandidohem, shkruan Top24