Connect with us

Lajme

Reagon Huzeir Mustafi pas vendimit skandaloz ndaj KF Bashkimi: Kjo është turp për Federatën dhe për gjithë shtetin!

Published

on

Kandidati për këshillin e Komunës së Kumanovës nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Huzeir Mustafi, ka reaguar ashpër pas një vendimi arbitrar të marrë në dëm të klubit KF Bashkimi-Kumanové, duke e quajtur atë skandal dhe padrejtësi të hapur ndaj klubeve shqiptare, përcjell SmartNews

Reagimi i plotë i Mustafit:

“Futbollin e përcjellë që nga mosha e hershme e fëmijërisë, vazhdimisht i ndjekë ligat më të fuqishme europiane.
Përkrahë KF Bashkimit jemi thuaj se në çdo ndeshje dhe aq sa e kuptojmë futbollin dhe me aq sa kemi parë futboll, kështu penallti nuk referohen as edhe në vendet më të pa zhvilluara të botës ku ndoshta nuk ka arritur as teknologjia.

Kjo është turp për Federatën dhe turp për gjithë shtetin, të cilëve as edhe sistemi VAR nuk mund të ja hjek dryshkun dhe urrejtjen që kanë ndaj klubeve shqiptare.
Vendimi skandaloz i referit tregon qartë tendencën se KF Bashkimi i pengoj dikujt dhe se me çdo kush duan ta ndalin, sepse tendenca të tilla kishte edhe në ndeshjen kundër Vardarit në Kumanovë.

Një gjë ta keni të sigurt BASHKIMIN mund ta pengoni por kurr smund ta ndalni, sepse Bashkimi është diçka më shumë se sa një klub futbolli.
#VeçBashkimi 💚🖤”, ka përfunduar Mustafi./SmartNews.mk/

Continue Reading