Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani: Gllumova foli me zemër, dhe numri 4 po shndërrohet në simbol të bashkimit dhe fitores sonë!

Published

on

Një pritje madhështore nga banorët e Gllumovës mbushi me energji dhe besim Blerant Ramadanin, kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe ekipin e tij të fuqishëm.

Në këtë ngjarje të veçantë ishin prezentë deputeti Blerim Bexheti, kryetari aktual dhe bartësi i listës, Ilas Veseli, kandidati për kryetar të Shkupit, Zejd Rexhepi, deputeti Ilir Hasani dhe kandidatët për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami dhe Nezrane Rustemi.

Blerant Ramadani theksoi se Gllumova, ashtu si gjithë Saraji, meriton zhvillim të qëndrueshëm, përkujdesje të vazhdueshme dhe institucione që punojnë me ndershmëri për qytetarin.

“Ne nuk vijmë për të ndarë, por për të bashkuar! Gllumova foli me zemër sonte: rrugëtimi ka filluar, shpresa po kthehet dhe numri 4 po shndërrohet në simbol të bashkimit dhe fitores sonë!” deklaroi Ramadani.

Continue Reading