Connect with us

Lajme

Bexheti dhe Ramadani takojnë në Saraj fermerët, blegtorët dhe bujqit: Meritojnë përkrahje të vazhdueshme

Published

on

Deputeti Blerim Bexheti ka zhvilluar një takim me fermerët, blegtorët dhe bujqit e Komunës së Sarajit, bashkë me kandidatin për kryetar komune Blerant Ramadani, kryetarin aktual Iljas Veseli dhe bartësin e listës për këshilltarë të Aleancës Kombëtare për Integrim, përcjell SmartNews

Në postimin e tij, Bexheti thekson rëndësinë e punës së këtyre qytetarëve dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme dhe kushte më të mira për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekonomisë lokale.

“Sot, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, kryetarin aktual Iljas Veseli, bartësin e listës për këshilltarë dhe deputetin Blerim Bexheti, patëm kënaqësinë të takohemi me fermerët, blegtorët dhe bujqit e komunës.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e punës së tyre dhe nevojën për kushte më të mira, mbështetje të vazhdueshme dhe politika të drejta që promovojnë zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekonominë lokale.

“Tokën e njohin më mirë ata që e punojnë. Ata që çdo ditë punojnë me duart e tyre për të ushqyer vendin, meritojnë vëmendje dhe përkrahje,” u shprehën përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Më 19 tetor, qytetarët e Sarajit do të zgjedhin jo vetëm një pushtet lokal, por edhe një drejtim të ri që synon zhvillim, drejtësi dhe mbështetje për çdo qytetar. Fitore e Aleancës Kombëtare për Integrim do të jetë një fitore e dinjitetit, e punëtorit dhe e fermerit”, ka përfunduar Bexheti./SmartNews.mk/

Continue Reading