Reagimi i Arben Sadikut, vëllait të dëshmorit Beqir Sadiku ndaj press konferencës së eksponentëve të VLEN-it nga Likova:
Kur kritikoni dikë, së pari pyetni veten: çfarë keni bërë ju për familjet e dëshmorëve?
Po harroni se jeni tashmë 18 muaj në pushtet dhe nuk keni bërë asnjë punësim për familjarët e dëshmorëve. Përkundrazi, i keni larguar nga puna dhe komisionet vetëm e vetëm për t’ua vështirësuar jetën. Dhe këtë e keni bërë në bashkëpunim të plotë me patronin tuaj Mickovskin.
Unë, vëllai i dëshmorit Beqir Sadiku , deklaroj publikisht se jam dëmtuar qëllimisht nga ju, vetëm pse nuk iu bashkova kampit tuaj të servilizmit.
Në vitin 2023, deputeti Elmi Aziri më kishte propozuar për një komision, që të më ndihmonte sadopak në periudhën më të vështirë të jetës sime.
Në atë kohë, gruaja ime vuante nga kanceri, me vizita të përditshme në spitale dhe terapi të shtrenjta që ishin të papërballueshme (më poshtë e keni dokumentin për vetëm një terapi sa ka kushtuar).
Por ju, që sot shiteni si “mbrojtës të familjeve të dëshmorëve”, në vend që të ndihmonit, më hoqët edhe nga ai komision, vetëm që ta bëni edhe më të rëndë vështërsit që kisha.
Unë ndoshta mund t’iu fal, por gruaja ime jo, sepse sot ajo nuk jeton më!
Po ashtu, sot e keqpërdorët edhe emrin e vajzës së vëllait tim, dëshmorit Beqir Sadiku.
Përderisa morët pozitat qeveritare, punësuat familjarët e tuaj, por për 18 muaj të tërë nuk bëtë asgjë për të.
Dhe sot, papritur, ju kujtohet se edhe ajo si shumë fëmijë të tjerë të dëshmorëve të UÇK-së ka nevojë për punësim!
Prandaj, na lini të qetë! Ne dijmë t’i përballojmë vetë sfidat tona dhe nuk kemi nevojë të bëhemi pjesë e kampanjës suaj të fëlliqtë.
Mos na përdorni për interesa tuaj të ulëta politike për një karrige komune apo këshilli komunal.
Turp t’ju vijë!