Connect with us

Lajme

Nafie Selmani: Zekë e Bekim a do t’i kërkoni falje Izet Mexhitit apo qytetarëve që i mashtruat?

Published

on

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile, Nafie Selmani, ka reaguar ashpër në rrjete sociale ndaj qëndrimeve të fundit të Zeqirija Ibrahimit dhe Bekim Salit.

Selmani ka kujtuar deklaratat e forta të këtyre dy të fundit gjatë viteve 2017 dhe 2021, ku ata e akuzonin Izet Mexhitin në mënyrë të ashpër.

Në vijim shkrimi i plotë i Nafije Selmanit:

Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Sali, në vitet 2017 dhe 2021 bërtisnit me zë të lartë: “Izet Mexhiti është hajn, kriminel, do të përfundojë në burg”, e thonit këtë përditë e përnatë! Njerëzit ju besuan dhe shumë prej tyre ju votuan pikërisht për këtë bindje që ua ushqyet ju vetë.

E tani? Tani po bëni thirrje që të votohet Izeti!

Në rregull, por atëherë tregoni publikisht: kur keni gënjyer: në vitin 2017, në vitin 2021, apo sot?!

Nëse gënjyet atëherë, atëherë tregohuni sot njerëz e burra të vërtetë dhe kërkoni falje publike Izet Mexhitit për shpifje, dhe qytetarëve për Mashtrim. Kjo është më e pakta që mund ta bëni për korrektësi politike dhe njerëzore, si ndaj Izetit, poashtu ndaj qytetarëve!

Ju, Zeqirija dhe Bekim, për publikun jeni të njohur si njerëz që përfaqësojnë vlera fetare. Partia që drejtoni poashtu!
A nuk është kjo që bëni munafikllëk në formën më të pastër? A kjo është edukata juaj fetare? Kush ju ka mësuar se votat fitohen me shpifje e mashtrime?

Tregohuni burra dhe, ose kërkoni falje Izetit, ose qytetarëve!

Continue Reading