Connect with us

Lajme

Nga ikja e Qeverisë tek rikthimi i fortë: rrugëtimi i Arben Taravarit

Published

on

Nga Urim Saliu

Arben Taravari është një nga ata politikanë që nuk lë askënd indiferent: shumë e urrejnë, por po aq shumë e duan., madje më shumë se kaq Për një pjesë ai është simbol i fitores, për një pjesë tjetër mishërimi i kundërshtarit të rrezikshëm. Por sekreti i tij qëndron në mënyrën se si e luan lojën politike sepse politika me gjithë dredhitë, kurthet dhe driblimet që ajo përmban nuk është emocion, por strategji, dhe Taravari e ka kuptuar këtë më mirë se shumë të tjerë.

Me një aftësi të dukshme për të luajtur të gjitha kartat, ai ka arritur të pozicionohet si figurë me peshë të rëndësishme në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet komunale e gjejnë sot në pozita të forta, sidomos në zonën numër gjashtë , ndërsa përfshihet edhe komuna kyçe si Saraji. Mbështetja e elektoratit për të është e prekshme, ndërsa pjesa tjetër e strukturës politike shqiptare shpesh shihet më tepër si instrument qeveritar se sa faktor real i ndryshimit.

Një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Taravarit ishte largimi nga qeveria kur të gjithë duan të jenë pjesë e saj dhe kjo përbën rastin e rrallë deri tani.Gjithë partitë rendin pas Qeverisë, vetm Taravari del prej saj . Aty pra në Qeveri, ai pa qartë jo vetëm kufizimet, por edhe gabimet e veta. Atmosfera mbytëse e asaj qeverie, ku shqiptarët përjetuan ndoshta nivelin më të ulët të përfaqësimit politik, e shtyu të reflektojë më thellë. Ky reflektim e forcoi si politikan, duke e bërë më të vetëdijshëm për peshën e çdo vendimi dhe për natyrën e vërtetë të pushtetit.Janë katër Komuna që ai ka shanset e mëdha ti drejtojë në mandatin e ardhshëm.

Sot, Taravari shihet si një faktor i pazëvendësueshëm në garën politike shqiptare, një figurë që ka ditur të mbijetojë, të rimendojë strategjinë e tij dhe të dalë më i fortë nga krizat.

Continue Reading