Connect with us

Lajme

Nazim Taipi: Do të jemi shembull për një komunë transparente dhe llogaridhënëse

Published

on

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi, në një debat zgjedhor në Televizionin e Maqedonis TVM2, shpalosi të gjitha pikat e planprogramit dhe projektet kryesore që pritet ti realizojë me marjen e mandatit, shkruan Top24.

Taipi deklaroi se një ndër pikat kyqëse është transparenca dhe llogaridhënia e komunës.

Taipi : Të gjitha projektet të cilat ne i përmendëm janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, unë mendoj se pa një komunë efikase, transparente dhe llogaridhënëse nuk mundemi të arim edhe të tërheqim edhe fonde nga jasht. Komuna jonë ka bërë një progres sa i përket transparencës, në krahasim me vitin 2021 kur ishim kandidat për kryetarë komune, ka pasur një lëvizje pozitive por nuk është e mjaftueshme. Ajo çka dua unë të sigurojë është transparencë të plotë. Unë premtojë nga këtu se do të jemë shembulli për një komunë transparente dhe llogaridhënëse, ku do të raportojë punën mujore për punën e kryetarit të komunës, për punën e këshillit dhe për punën e administratës. Administrata jonë duhet të jetë e hapur për qytetarët dhe të gjitha informacionet me karakter publik do të krijojmë qasje me qytetarët që të kenë mundësi që të marën të gjitha informacionet. Normalisht kjo mundë të bëhet edhe nëpërmjet digjitalizimit të komunës, për momentin komuna është deri diku por nuk është në nivelin e duhur dhe mendoj se me një koncept të mirfillt do të arim të jemi komuna ma transparente në Maqedoni ku edhe është synimi jonë që të jemi komuna ma transparente jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon./Top24/

Continue Reading