Connect with us

Lajme

Ramadani: Një pjesë e VLEN-it ishte me Arsovskën, Saraji ka nevojë për zgjidhje jo justifikime

Published

on

Në emisionin “Debat në SHENJA”, dy kandidatë për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN, diskutuan për situatën politike dhe infrastrukturore në komunë, duke nxjerrë në pah qëndrime të ndryshme mbi përgjegjësitë dhe premtimet për banorët.

Blerant Ramadani theksoi se qeveria aktuale e VLEN nuk mund të fajësojë menaxhimin e qytetit të Shkupit, pasi një pjesë e koalicionit kishte qenë në partneritet me kryetaren Danella Arsovska deri para një viti. Ai shtoi se fokusi duhet të jetë në ofrimin e zgjidhjeve dhe jo në fajësime reciproke.

“Ne duhet t’u ofrojmë qytetarëve zgjidhje se si do të veprojmë kur të marrim menaxhimin e komunës. Kjo është shumë e rëndësishme për banorët e Sarajit,” deklaroi Ramadani.

Continue Reading