Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani viziton Rahoviqin dhe Paniçarin: Infrastruktura e bujqësia prioritet, banorët dhanë besën për fitoren e 19 Tetorit

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual të komunës dhe bartësin e listës për këshilltarë, Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, kanë vizituar banorët e fshatrave Rahoviq dhe Paniçar, shkruan SmartNews

Në një postim, Ramadani thekson mikpritjen dhe mbështetjen e fuqishme që morën nga banorët e këtyre dy vendbanimeve, duke e konsideruar atë si dëshmi të besimit për vizionin politik. Ai tha se gjatë bashkëbisedimit me banorët është theksuar nevoja për investime në infrastrukturë dhe mbështetje më të madhe për bujqësinë.

Postimi i Ramadanit:

“Rahoviqi dhe Paniçari, fshatrat e bukura të Sarajit që dhanë besën për fitoren e 19 Tetorit!

Sot, së bashku me kryetarin aktual të Komunës së Sarajit dhe bartësin e listës për këshilltarë Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, patëm nderin të vizitojmë banorët e Rahoviqit dhe Paniçarit – dy vendbanime të vogla në numër, por të mëdha në vlerë dhe rëndësi për komunën tonë.

Mikpritja e tyre e ngrohtë ishte dëshmi e besimit të palëkundur që këto dy fshatra kanë ndaj vizionit tonë. Peizazhi i mrekullueshëm na kujtoi se këtu duhet të ndërtojmë një strategji të qartë për zhvillimin e turizmit malor, por njëkohësisht të përmbushim nevojat primare të banorëve, që edhe ata që jetojnë jashtë të kthehen me krenari çdo fundjavë në vendlindje.

Në këto takime prezantuam projektet konkrete: përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen për bujqësinë, hapjen e perspektivave për rininë dhe investime të reja në arsim.
Sepse Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e ndryshimit, e zhvillimit dhe e dinjitetit për çdo cep të Sarajit.

Rahoviqi dhe Paniçari sot na dhanë energjinë për të vazhduar më fuqishëm drejt fitores historike më 19 Tetor, që do ta bëjë Sarajin shembull të bashkimit dhe të progresit!

#AKI #BashkëPërSarajin #19TetorFitorja”, ka përfunduar Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading