Connect with us

Lajme

Valdrin Islami nga AKI: Adnan Selmani shefi i PR-it të Bilall Kasamit përfiton mbi 150 mijë euro nga komuna e Tetovës!

Published

on

Kandidati për këshilltarë në komunën e Tetovës, Valdrin Islami nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në press konferencën e sotm për media ka ngrit akuza ndaj kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, duke pretenduar se shefi i PR-it të tij, Adnan Selmani, ka përfituar mbi 150 mijë euro nga buxheti i komunës.

Sipas AKI-së, vetëm kompania “On Media”, e cila është hapur në fund të vitit 2023, ka përfituar mbi 80 mijë euro nga Komuna e Tetovës gjatë viteve 2024 dhe 2025.

“Çdo ditë, kryetari në ikje është duke e keqpërdorur buxhetin e qytetarëve të Tetovës për interesa personale dhe partiake”, thanë nga AKI gjatë konferencës për shtyp.
Ata kërkuan që organet kompetente të hetojnë menjëherë rastin dhe të ndalen keqpërdorimet që, sipas tyre, po dëmtojnë rëndë interesin publik.

Continue Reading