Pas turpit elektoral në Saraj, Bashkim Bakiu ka vendosur të bëjë “level up”: tani do të provojë fatin në Shkup. Po, e lexuat mirë – njeriu që nuk bindi dot një fshat, tani do të bindë një qytet të tërë.
Në Saraj, votat e treguan se qytetarët kishin “alergji” nga emri i tij. Tani, në Shkup, pritet të bëhet vetëm më keq. Në vend të reflektimit, Bakiu ka zgjedhur recetën e preferuar: nga humbja në humbje drejt… humbjes së madhe!
Në opinion po qarkullon një pyetje djegëse:
A është Bashkim Bakiu kandidati i fshehtë i Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së?
Sepse vetëm një parti që synon të përçajë votën shqiptare do të mbështeste një kandidat që s’e merr seriozisht as “katundi” i vet.
Shkupi si “arena finale” e humbjes
Rikandidimi i tij shihet nga disa si guxim, por shumica e quajnë “sport ekstrem të humbjes”.
Në rrjete sociale thumbojnë:
“Ky do futet në histori, i vetmi politikan që humbi me pasion.”
“Në Guinness Book nuk ka kategori për humbës serialë, por Bakiu do e shpikë vetë.”
Shkupi e pret Bashkim Bakiun, jo si shpresë, por si komedi politike.
A do të arrijë ndonjëherë të marrë fitore?
Jo, por të paktën çdo zgjedhje e bën më të famshëm si “kampion absolut i humbjeve”./Pressonline.al/