Gjatë ndeshjes së hendbollit mes ekipeve të Vardarit dhe Pelisterit, të mbajtur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, grupi i tifozëve “Çekmbari” ka shpërthyer me thirrje fyese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve.
Ky nuk është rasti i parë dhe fatkeqësisht nuk do të jetë i fundit, përderisa institucionet heshtin dhe qeveria me VLEN-in në krye bën sikur nuk sheh. Në vend që të ndërmarrin hapa konkretë për ndëshkimin e autorëve që nxisin urrejtje ndëretnike, vasalët e Mickoskit merren me cirqe politike, siç ishte edhe skena e turpshme në Sallën “Boris Trajkovski”, ku për ta mbushur sallën nuk mjaftuan as qindra kontrata të shpërndara në Çair.
VLEN edhe në këtë rast ka zgjedhur të mbyllë sytë. Për ta më e rëndësishme është një fotografi me tifozët e VMRO-së apo një votë e “Qestos”, sesa dinjiteti i shqiptarëve dhe mbrojtja e nënave e motrave tona që poshtërohen nëpër tribina sportive.
19 tetori po afron. Në kutitë e votimit, shqiptarët do t’ua japin dënimin e merituar këtyre vasalëve politikë, që karrierën e tyre e ndërtuan mbi nënshtrimin para VMRO-DPMNE-së dhe në kurriz të interesave shqiptare.
Aleanca për Shqiptarët