Flamur Gjoleka kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune në Dollnen, me vizion për një komunë më të fortë, të bashkuar dhe të zhvilluar, ai përqendrohet tek zhvillimi ekonomik, përmirësimi i infrastrukturës, mbështetja e rinisë dhe ruajtja e kulturës dhe traditave tona të shenjta.
Në këtë rrugëtim, Gjoleka falënderoi me mirënjohje të veçantë mërgimtarët tanë, që, edhe pse larg vendit, mbajnë lidhjen e fortë me atdheun dhe kontribuojnë në çdo hap të zhvillimit të komunës. “Kontributi juaj, dashuria dhe përkushtimi ndaj vendit amë janë forca jonë më e madhe,” tha ai.
“Bashkë me ju – të pranishëm shpirtërisht dhe me zemër – po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Dollnenin,” shtoi Gjoleka. Ai ftoi të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët të jenë pjesë e këtij procesi, duke bërë që çdo ide, çdo energji dhe çdo përpjekje të shërbejë për zhvillimin e komunës.
Aleanca Kombëtare për Integrim thekson se kandidatura e Flamur Gjolekës është një shpresë e re për Bashkim, Progres dhe Përkushtim ndaj komunitetit, duke i dhënë zë të gjithëve, sidomos atyre që ndodhen larg vendit, por zemrën e kanë gjithmonë në Dollnen.



