Mbrëmë, përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilluan takime me qytetarët në fshatin Kopanicë dhe në fshatin Rashçe, ku u pritën me mikpritje madhështore nga strukturat, aktivistët dhe simpatizantët e këtyre vendbanimeve.
Në këtë tubim morën pjesë:
Kandidati për kryetar komune Blerant Ramadani
Kandidati për qytetin e Shkupit Skender Rexhepi – Zejd
Bartësi i listës Abdulselam Selami
Kryetari aktual i Komunës së Sarajit dhe bartës liste në Saraj Iljas Veseli
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti
Pjesëmarrja dhe mbështetja e madhe e qytetarëve u vlerësua si një dëshmi e fuqishme e besimit ndaj vizionit të AKI-së. Ky mobilizim tregon se referendumi i 19 tetorit do të shënojë një fitore historike, jo vetëm për subjektin politik, por edhe për të ardhmen e përbashkët që po ndërtohet me qytetarët.

