Sonte, koalicioni VLEN pritet të mbajë konventën zgjedhore në sallën, “Boris Trajkovski” në Shkup. Në këtë tubim do të prezantohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset programi për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara, VMRO-DPMNE dyshohet se po bën përpjekje për të sjellë njerëz në këtë konventë. Raportohet se janë kontraktuar persona në lagje të varfra të Maqedonisë Lindore, si dhe janë ofruar pagesa për pjesëmarrje edhe nëpër shtëpitë e studentëve në Shkup.