Connect with us

Lajme

Bilall Kasami e pranon se e ka dhënë për 15 vite ndriçimin publik të komunës së Tetovës (Video)

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një konferencë për media, e vertetoi lajmin e portalit TetovaSot që ditë më parë TS raportoi për shitje të ndriçimit publik të komunës së Tetovës një kompanie private nga Shkupi.

Ai sot e pranoi shitjen dhe dhënien me koncension të ndriçimit publik dhe marrëveshjen për koncesionin 15-vjeçar me kompaninë GEYER STARS nga Shkupi. Ai hodhi poshtë pretendimet se ndriçimi publik është “shitur” dhe theksoi se çdo veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe në interes të qytetarëve.

“Nuk e kam shitur ndriçimin publik – e kam dhënë për 15 vite me koncesion, bazuar në një studim fizibiliteti, në rregullativën ligjore dhe në interesin e qytetarëve të Tetovës”, deklaroi Kasami.

Kasami gjithashtu u shpreh i hapur ndaj çdo hetimi apo kërkese për transparencë:/TS

Continue Reading