Connect with us

Lajme

Taravari: Shqipëria dhe Mali i Zi ecin para, Maqedonia ngec në rrugën evropiane

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në fjalimin e tij në Konventën Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë komunash dhe listat e këshilltarëve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, deklaroi se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut ka ngecur dhe se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për ta ndryshuar këtë realitet.

“19 tetori nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Është plebishit kombëtar. Jemi bërë bashkë, sepse brenga jonë kryesore është rruga evropiane e Maqedonisë, e cila fatkeqësisht ka ngecur. Shqipëria dhe Mali i Zi ecin para, kurse Maqedonia ngec. Më 19 tetor do të jetë plebishit i madh dhe fitore e madhe shqiptare,” – tha Taravari, përcjell PressOnline.al

Taravari theksoi se listat e kandidatëve të kësaj force politike përbëjnë një gërshetim të brezave me përvojë dhe atyre të rinj, duke përmendur emra që kanë treguar rezultate të mira në drejtimin e komunave. Ai shtoi se pas zgjedhjeve lokale, Aleanca Kombëtare synon të shndërrohet në lëvizjen më të madhe shqiptare edhe në zgjedhjet parlamentare.

Continue Reading