Connect with us

Lajme

Bajram Rexhepi në Ditën e Fasules: Mbështetje për bujqit dhe zhvillimin e turizmit në Malësinë e Sharrit

Published

on

Sot në fshatin Vicë u mbajt manifestimi “Dita e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit”, një ngjarje që bashkoi prodhues vendas, dashamirës të gastronomisë dhe vizitorë nga rajoni. Ky aktivitet, i cili po kthehet në një traditë të çmuar, kishte për qëllim promovimin e bujqësisë vendore, turizmit malor dhe ruajtjes së trashëgimisë së pasur të Malësisë së Tetovës.

Në këtë festë mori pjesë edhe Bajram Rexhepi, i cili shprehu kënaqësinë për organizimin dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendas.

“Ky manifestim na kujton se kemi detyrim të ruajmë trashëgiminë e çmuar të fshatrave të Malësisë sonë dhe ta promovojmë atë me dinjitet. Zhvillimi i turizmit malor është rruga më e mirë për t’i dhënë Malësisë së Tetovës një perspektivë të re zhvillimore, duke i kthyer vlerat tona në mundësi ekonomike për banorët dhe në atraksion unik për vizitorët”, u shpreh Rexhepi.

Ngjarja u shoqërua me ekspozim produktesh bio, degustim të specialiteteve tradicionale dhe aktivitete kulturore, duke sjellë gjallëri dhe shije unike në këtë zonë malore.
Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe prodhuesit që me përkushtim e mbajnë gjallë këtë traditë, duke e kthyer Malësinë e Tetovës në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Jemi bërë bashkë sepse vendi ynë mbeti i bllokuar në rrugën Europiane

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në fjalimin e tijë që po mbahet në Konventën Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, në fjalimin e tjë ka theksuar se Ne jemi bërë bashkë sepse vendi ynë mbeti i bllokuar në rrugën Europiane.

Continue Reading

Lajme

Skender Rexhepi-Zejdi: Sa qeveria PDSH-VMRO do të zgjasë edhe kjo qeveri

Published

on

By

Në tubimin madhështor të Frontit Europian, të mbajtur në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, një nga fjalimet më të fuqishme ishte ai i Skender Rexhepi-Zejdit.

Ai kujtoi zhvillimet politike të vitit 2008, kur shqiptarët rrëzuan qeverinë e atëhershme PDSH-VMRO, duke e krahasuar me pushtetin aktual.Shkruan Top24

“Historia po përsëritet. Tetëmbëdhjetë muaj zgjati qeveria VMRO-PDSH antishqiptare dhe qeveria pa legjitimitet. Ndërsa sot, po ju përgëzoj, sepse pikërisht po aq do të zgjasë edhe kjo qeveri pa legjitimitet, antishqiptare e VMRO-së,” theksoi Zejdi.

Ai shtoi se shqiptarët, njësoj si në vitin 2008, do të dinë të japin përgjigjen e merituar, duke e cilësuar këtë moment si një kthesë vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

“Ata të cilët e sollën ndryshimin në vitin 2008, të cilët e flakën atë qeveri të qenurit shërptor të PDSH-së përballë Gruevskit, sot pikërisht jeni ju që do ta flakim këtë pushtet të qenurit shërptor i VLEN-it përballë pasardhësve të Gruevskit-Mickoskit,” tha Zejdi.

Me këtë mesazh, ai theksoi se historia po përsëritet dhe se shqiptarët përsëri janë në prag të një vendimi të madh politik, për ta ndalur, siç tha ai, një qeveri që nuk i shërben interesave të tyre kombëtare.

“Ju faleminderit, Zoti ju bekoftë të gjithëve,” përfundoi fjalimin e tij Zejdi, i shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të të pranishmëve në sallë.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Sot qëndrojmë gatitu para flamurit dhe idealit tonë kombëtar

Published

on

By

Në tubimin madhështor të AKI-së që sonte mbushi sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ka folur edhe shefi i shtabit qendror, Faton Ahmeti.

Në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve, Ahmeti u shpreh i bindur se kandidatët e paraqitur nga kjo forcë politike janë “kandidat të shkëlqyer që do të sjellin fitoren e madhe të 19-tetorit”. Ai theksoi se shtabi në të gjitha nivelet është shembull i organizimit, bashkëpunimit dhe disiplinës.

“Çdo zë i juaj ka rëndësi, çdo hap i juaj është pjesë e fitores së madhe. Me përkushtim dhe energji, ne do të realizojmë fitoren e besëlidhjes sonë,” tha Ahmeti, duke i bërë thirrje të gjithë aktivistëve që të veprojnë si një trup i vetëm “para flamurit dhe idealit kombëtar”.

Ky mesazh u prit me entuziazëm të madh nga të pranishmit në sallën “Boris Trajkovski”, në një atmosferë festive e mobilizuese që dëshmon fuqinë organizative dhe mbështetjen masive që gëzon Aleanca për Shqiptarët./Top24/

Continue Reading

TOP Lajme