Connect with us

Lajme

Në mesnatë fillon fushata për Zgjedhjet Lokale

Published

on

Fushata 20-ditore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor), fillon sot në mesnatë.
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit të këtij viti do të jenë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmbylli Listën e Votuesve në një seancë të premten, e cila përfshin gjithsej 1,832,415 votues.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se sipas të dhënave të autoriteteve kompetente, të drejtë vote kanë gjithsej 112,000 votues që punojnë ose banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2,162 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga azilet e pleqve.

Inspektimi i listës së votuesve zgjati 20 ditë, gjatë të cilave qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollonin të dhënat e tyre dhe të kërkonin korrigjime.

Në vend janë identifikuar 3,480 qendra votimi, nga të cilat 132 qendra votimi kanë më pak se dhjetë votues të nënshkruar, në të cilat votimi do të zhvillohet në qendrën më të afërt të votimit.

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi: ALTABANK ka vulën e VLEN-it dhe nënshkrimin e Bujare Abazit

Published

on

By

Deputeti Arbër Ademi është përgjigjur akuzave të VLEN për lidhje me botën serbe, duke potencuar se VLEN është peng i botës serbe që nga vendosja e kryqit pa leje në Kodrën e Diellit në Tetovë, pritja e Dodikut me ceremoni shtetërore, Stoilkoviqi dhe deri te nënshkrimi i Bujare Abazit nga VLEN që lejoi operimin e ALTABAK-ës serbe në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi: Asnjë kompani shqiptare nuk përfitoi nga mjetet e kredisë hungareze

Published

on

By

Përmes një press konference ai ka akuzuar “qeveria pa legjitimitet” ka shkëputur kompanitë shqiptare nga mbështetja prej kredisë hungareze 250 milion euro, dhe sipas tij, të gjitha këto mjete janë destinuar për kompanitë maqedonase dhe asnjë për kompanitë shqiptare.

“Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara.Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”.

Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet shtetërore.

Ky është diskriminim i pastër, i organizuar dhe i qëllimshëm.Skandali thellohet edhe më shumë kur Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, e cila ka menaxhuar këtë proces, fsheh emrat e kompanive përfitues duke u justifikuar me “sekret bankar”. Por këto janë para publike – pra, paratë e qytetarëve – dhe transparenca nuk është luks, por obligim ligjor.

Vetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit (KSHPK) ka kërkuar publikisht transparencë të menjëhershme të listës së kompanive përfitues.Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj bizneseve shqiptare, por edhe ndaj punëtorëve të tyre, prindërve dhe familjeve që mbahen me ato paga. Çdo kompani e përjashtuar do të thotë dhjetëra e qindra familje shqiptare të dëmtuara, të cilave u mohohet e drejta për të përfituar nga resurset që vetë i financojnë me tatimet e tyre.Aleanca Kombëtare për Integrim kërkon urgjentisht:

Publikimin pa vonesë të listës së plotë të kompanive përfitues.• e drejtë dhe proporcionale të kompanive shqiptare në çdo fond publik për zhvillim ekonomik.• Ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese që dëmtojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe stabilitetin dhe zhvillimin e drejtë të Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi publike nga Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi: ku kanë përfunduar këto para? A është ky diskriminim ekonomik pjesë e një konspiracioni më të gjerë për të mbështetur oligarkinë maqedonase që punon për defaktorizimin e shqiptarëve?Shqiptarët nuk do të lejojnë që paratë e tyre, të paguara si taksa ndaj shtetit, të përdoren për të forcuar vetëm kompanitë e një etnie, ndërsa ata vetë dhe familjet e tyre të mbeten të përjashtuar. Ky turp nuk mund të fshihet me “sekrete bankare” dhe mashtrime propagandistike”, deklaroi Ademi.

Continue Reading

Lajme

Blerand Ramadani: Ne nuk udhëheqim me laps mbi hartë, por me këmbë në terren dhe sy te realiteti!

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerand Ramadani, ka prezantuar qasjen e tij për një qeverisje ndryshe, të afërt me qytetarin dhe të bazuar në realitetin e përditshëm të banorëve të Sarajit.

Në një deklaratë publike, Ramadani ka theksuar se qeverisja e tij nuk do të jetë burokratike apo e mbyllur në zyra, por aktive dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

“Ne nuk udhëheqim me laps mbi hartë, por me këmbë në terren dhe sy te realiteti!”, ka shkruar ai, duke nënvizuar përkushtimin për një administratë që zgjidh problemet aty ku ato ndodhin.

Nga ana tjetër, sipas sondazheve të fundit, Blerand Ramadani shihet si favorit i qartë në garën për kryetar të Komunës, me një epërsi të bindshme ndaj kandidatit të koalicionit Vlen. Kjo epërsi është interpretuar si pasojë e fushatës së tij dinamike, takimeve të shumta me qytetarët dhe një vizioni të qartë për zhvillimin e Sarajit.

Continue Reading

TOP Lajme