Lajme
Nazim Taipi takon veteranët e arsimit: Mësimdhënësit janë drita që ndriçojnë rrugën e shoqëris
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me kryetarin aktual Nuhi Neziri, kanë zhvilluar një takim me veteranët e arsimit të kësaj komune, ku u vlerësua kontributi i tyre shumëvjeçar.
Postimi i plotë i Nazim Taipit:
“Bashkë me Kryetarin Nuhi Neziri në takim mbresëlënës me veteranët e arsimit.
Arsimtarët janë drita që ndriçojnë rrugën e një shoqërie. Ata nuk harrohen kurrë, sepse mbi punën dhe përkushtimin e tyre ndërtohet e ardhmja jonë.
Sot patëm kënaqësinë dhe nderin të dëgjojmë përvojat e tyre dhe të shohim se sa shumë energji pozitive dhe dashuri për dijen vazhdojnë të shpërndajnë.
Faleminderit arsimtarë – mirënjohja për ju është e pafund!”, përfundon Taipi.
