Connect with us

Lajme

Ramadani: Omer Ajdini pranoi kandidaturën me BDI, por më vonë u tërhoq – tashmë është në krah të Arben Fetait

Published

on

Liridon Ramadani, zyrtar i Aleancës për Shqiptarët në degën e Likovës, ka reaguar pas dorëheqjes së Omer Ajdinit nga ASH-ja dhe deklaratave publike të tij, përcjell SmartNews

Ramadani ka sqaruar prapaskenat e kandidaturës për kryetar komune, marrëveshjen e bërë mes tyre dhe qëndrimet e përbashkëta për daljen nga qeveria. Ramadani ka theksuar se Omeri fillimisht kishte pranuar kandidaturën në koalicion me BDI-në, por më vonë ishte tërhequr për arsye personale.

Ramadani gjithashtu e ka kritikuar Omerin se në deklaratat e tij publike nuk ka mbajtur qëndrim të balancuar, duke lënë të kuptohet se tashmë është rreshtuar në krah të Arben Fetait.

Megjithatë, Ramadani thotë se pavarësisht ndasive, do ta kujtojë Omerin si shokun me të cilin ka nisur rrugëtimin politik.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Me Omerin kemi filluar bashkë dhe kemi kaluar shumë beteja. Arsyeja që jam kyçur në fillim në Aleancë ka qenë Omeri. Javën që shkoi, Omeri dha dorëheqje nga organizata dhe dha disa deklarata publike. Si dëshmitar i takimeve formale dhe joformale, ndjej obligim të jap versionin tim. Tema më e përfolur ka qenë kandidatura për kryetar komune. Me Omerin kemi pasur një mirëkuptim të nënkuptuar: ai do të angazhohej më shumë në nivel qendror, unë në nivel lokal. Aktiviteti im në nivel lokal e bëri natyrshëm pretendimin tim për kandidaturë. Megjithatë, kryetari insistoi që kandidaturën ta merrte Omeri. Si shokë, vendosëm të uleshim bashkë dhe të bënim një vlerësim të drejtë për atë se kush ishte më i merituar. Edhe pse unë isha më i angazhuar në nivel lokal, isha i bindur se kontributi i Omerit në parti ishte më i madh dhe ai mund ta udhëhiqte komunën më mirë. Për këtë arsye, u tërhoqa dhe vendosëm ta mbështesnim Omerin.
Shkuam së bashku tek kryetari dhe i thamë hapur që kishim rënë dakord. Sot konfirmoj atë që tha kryetari që në fillim Omeri e kishte pranuar kandidaturën në koalicion me BDI-në, sipas marrëveshjes që kishim arritur ne. Më vonë, Omeri vendosi të tërhiqej për arsyet e tij, por gjithsesi tregoi gatishmëri për të mbështetur garën nëse unë do isha kandidati, dhe për këtë i jam mirënjohës.
Sa i takon vendimeve strategjike, sidomos daljes nga qeveria, kemi qenë në të njëjtën vijë. Kemi qenë të bindur se vendimi i kryetarit Taravari për të lëshuar qeverinë ishte i drejtë dhe i pashmangshëm. Argumentet kryesore, kryesisht të Omerit, lidhnin me shtypjen e vazhdueshme të VMRO-së ndaj nesh dhe pikërisht argumentet e Omerit u dhanë natën që dolëm nga qeveria. Mund të kemi pasur mendime të ndryshme për mënyrën se si është paketuar vendimi, ama jo për vendimin.
Po ashtu, kemi qenë të vetëdijshëm që thyrja jonë morale është bërë ditën kur kemi pranuar të hyjmë në koalicion me Izet Mexhitin. Në të kaluarën, kur kemi akuzuar BDI-në për shumë padrejtësi, madje edhe për vdekjen e Rexhail Qerimit, duhet ta kujtojmë se në atë kohë Izet Mexhiti ka qenë nënkryetar i BDI-së dhe bashkëpërgjegjës po aq sa Ali Ahmeti. Pra, nëse sot e akuzojmë BDI-në për atë tragjedi, nuk mund të mbyllim sytë para faktit se dje kemi dalë bashkë në vijë me të njëjtin Izet Mexhti dhe kemi kërkuar vota bashkarisht.
E kam njohur Omerin si njeri të drejtë dhe parimor. Prandaj, më e pakta që prisja prej tij pas thyerjes së heshtjes, ishte të ishte i drejtë edhe në kritika. Por nuk e dëgjova asnjë kritikë të tij ndaj qeverisjes aktuale, megjithëse e di shumë mirë se ka plot arsye për të kritikuar. Nuk e dëgjova të flasë as për Arben Fetain, ish-shokun tonë, ndonëse aty kishte edhe më shumë argumente për ta bërë. Në vend të kësaj, gjithë kritikat e tij u drejtuan vetëm nga njëra anë. Ky nuk është Omeri që unë kam njohur. Nuk mund të flasësh në emër të neutralitetit e të sulmosh vetëm një krah. Ndoshta më e ndershme do të ishte të pranohej se tashmë ka zgjedhur të mbajë anën e Arben Fetait.
Megjithatë, pavarësisht ndasive, unë do ta kujtoj gjithmonë Omerin si shokun me të cilin kam nisur këtë rrugëtim dhe me të cilin kemi ndarë shumë beteja bashkë”, përfundon Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading

Lajme

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

Published

on

By

Media ka raportuar të premtën për një vetëvrasje në fshatin Përpellac të Podujevë.

Policia ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Burimet e medias kanë mësuar se viktimë është veterani i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hamdi Zejnullahu.

Continue Reading

Lajme

Të hënën edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore

Published

on

By

Partitë dhe të pavarurit janë gati, fushata zgjedhore do të fillojë të hënën. Disa nga pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale kanë nënshkruar një kod sjelljeje për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Ata sigurojnë se nuk do të ushtrojnë asnjë presion mbi punonjësit e administratës publike gjatë procesit zgjedhor dhe do të përmbahen nga gjuha e urrejtjes.

Dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrësit në zgjedhje do të nënshkruajnë një kod sjelljeje për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani viziton Eco Tehnix në Saraj — mbështetje e fortë për investimet ekologjike dhe inovative

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me bartësin e listës, Iljas Veseli, vizitoi nga afër kompaninë Eco Tehnix, një ndër të vetmet në rajon që prodhon kontejnerë inovativë me sistem të automatizuar.

Ramadani vlerësoi punën dhe vizionin e kompanisë, duke theksuar se mbështetja për investime të tilla është thelbësore për zhvillimin afatgjatë të Sarajit. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për biznesmenin e suksesshëm, aga Sefedin nga Svillarja, i cili ka zgjedhur të investojë në vendlindje dhe të krijojë vlerë të qëndrueshme për komunën.

“Projekte si Eco Tehnix tregojnë se Saraji ka potencial të madh për t’u bërë qendër e inovacionit dhe zhvillimit të gjelbër. Si udhëheqje e ardhshme, do të qëndrojmë gjithmonë pranë çdo investitori që sjell vizion dhe ndikim pozitiv,” – theksoi Blerant Ramadani.

Vizita e Ramadanit shënon një sinjal të qartë se prioriteti i tij si kryetar i ardhshëm do të jetë mbështetja e biznesit lokal dhe nxitja e investimeve ekologjike që krijojnë vende pune dhe e modernizojnë komunën e Sarajit.

Continue Reading

TOP Lajme