Connect with us

Lajme

Taravari: Kam marrë mesazhe nga njerëz që dalin në foto me Izetin e më thonë do votojmë Bujarin

Published

on

Arben Taravari ka thumbuar ashpër VLEN nga Tearca.

Ai tha se ky koalicion janë përqarë, dhe përveç asaj që pas zgjedhjeve lokale disa parti nga ky koalicion do t’i bashkohen AKI-së, Taravari shkon më tej – thotë se ka individë që edhe pse dalin në fotografi me Izet Mexhitin, i shkruajnë atij se do ta votojnë Bujar Osmanin.

“Janë duke u përçarë. Tash do të bëhen lëmsh, disa ekipe futbolli, disa parti të vogla. Ne u themi atyre që kanë pak ndërgjegje, mos të turpërohen. Dalin me Izetin në fotografi, kurse neve na shkruajnë se na mbështesin, se do ta votojnë Bujarin”, tha Taravari, njofton Top24

Continue Reading

Lajme

“Liri për çlirimtarët”, rrugët e Tiranës mbushen me fotot e ish-krerëve të UÇK

Published

on

By

Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera me portretet e ish-komandantëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ish-krerët e UÇK prej disa vitesh po përballen me gjykatën e Hagës, ndërsa mbështetja dhe nderimi për rolin e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësi nderohet në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama vazhdimisht dhe publikisht ka shprehur mbështetjen për kauzën e tyre ndërsa e ka cilësuar absurd procesin që po mbahet ndaj tyre.

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

TOP Lajme