Connect with us

Lajme

Doganat fshijnë shqipen – ASH: Heshtja e VLEN-it është tradhti

Published

on

Aleanca për Shqiptarët me indinjatë të thellë dënon vendimin skandaloz të Drejtorisë së Doganave që vulat të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke eliminuar shqipen nga përdorimi zyrtar. Ky është një akt flagrant antikushtetues, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe një regres i rrezikshëm në respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Nuk është rastësi që ky degradim ndodh nën sytë e zëvendësdrejtorit shqiptar nga radhët e VLEN-it, Mustafa Dauti, i cili, në vend se të mbrojë gjuhën dhe dinjitetin e doganierëve shqiptarë, ka zgjedhur të shërbejë si vegël e padronit politik dhe interesave personale. Ky servilizëm i turpshëm kulmoi edhe në manifestimin për 33-vjetorin e Doganave, ku i gjithë programi u zhvillua vetëm në maqedonisht, ndërsa punonjësit shqiptarë u detyruan të flasin maqedonisht në video-mesazh, përpara syve të zëvendësdrejtorit-kukull të VLEN-it.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentim për të fshirë gjuhën shqipe nga institucionet shtetërore do të hasë në kundërshtim të ashpër politik dhe qytetar. Shqipja nuk është dekor për ceremoni, por gjuhë zyrtare e barabartë, e garantuar me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Askush, qoftë edhe me vulë, nuk ka të drejtë të shkelë mbi gjuhën e një populli.

U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit, dhe sidomos krerëve të VLEN-it, që menjëherë të kërkojnë llogari nga drejtuesit e këtij institucioni. Heshtja është bashkëpjesëmarrje në këtë linçim që po i bëhet gjuhës shqipe.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë, shqiptarët më 19 Tetor do t’ua japin përgjigjen

Published

on

By

Maqedonia e Veriut po bëhet shteti i parë në botë ku Gjykata Kushtetuese shkel rendin kushtetues, del në kundërshtin me Kushtetutën si aktin më të lartë juridik dhe në kundërshtin me vendimin që e ka sjellë vetë paraprakisht. E gjithë kjo po bëhet duket shkelur të drejtat dhe liritë elementare të qytetarëve, në këtë rast të shqiptarëve si bashkësia e dytë etnike në vend.
Vendimi i fundit për të refuzuar kërkesën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Qeverisë me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komunat shqiptare, është antikushtetues, në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale, neni 34 dhe në kundërshtim me vendimin paraprak të kësaj gjykate e cila vetë e kishte shpallur një herë si antikushtetues vendimin e Qeverisë për të fshirë mërgatën nga numri i popullsisë.
Si pasojë e këtij vendimi, sot komunat e banuara me shqiptarë do të kenë dukshëm më pak këshilltarë sesa kanë pasur deri më tani edhe atë, Struga, Kërçova, Vrapçishti, Zhelina dhe Tearca nga 4 këshilltarë më pak, ndërsa Gostivari 8 këshilltarë më pak. Me vendimin e Qeverisë shqiptarët dhe komunat e banuara kryesisht me shqiptarë kanë edhe pasoja ekonomike dhe financiare. Nga ndarja e kredisë hungareze, komunat shqiptare kanë humbur 8.4 miljon euro, ndërsa nga shpërndarja e TVSH-së, ku njëri nga 3 kriteret është numri i popullsisë, komunat shqiptare humbin qindra mijëra deri në miljona euro për çdo muaj.

Ku e ka burimin ky vendim dhe kjo fushatë antishqiptare. Mos vallë edhe ky është një projekt i Botës Sërbe, i ngjashëm me fushatën e Sërbisë për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës? Dje u fshij diaspora shqiptare nga numri i popullsisë, sot ulet numri i këshilltarëve, a do të thotë që nesër do të ja merni mërgatës edhe të drejtën e votimit? Prej kësaj Qeverie monoetnike dhe me vasalë pritet çdo gjë, por fjalën kryesore do ta kenë vetë shqiptarët të cilët më 19 Tetor do të vendosin nëse do të lejojnë këtë skenar apo do ta ndalin një herë e përgjithmonë.

Continue Reading

Lajme

AKI: 20 vite pushtet të Izet Mexhitit – 0 rezultate për Çairin

Published

on

By

Bekim Berisha, përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka kritikuar ashpër Izet Mexhitin dhe trashëgiminë e tij politike në Komunën e Çairit, duke e cilësuar si “20 vite pushtet me 0 rezultate”. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Çairit që të mos bien pre e fushatës së Mexhitit. “Ai ka qenë në pushtet 20 vite: tre mandate kryetar komune dhe dy të tjera ushtar i tij më i besuar. Rrugët janë ende të shkatërruara, plehrat ende mbysin lagjet, parkingjet mungojnë, ndërsa planifikimi urban është në kaos. Sot ai vjen e flet për të ardhmen, por kjo është pasqyra e punës së tij deri dje”, tha Berisha.

Përfaqësuesi i AKI-së e akuzoi Mexhitin se po mashtron qytetarët me projekte për të cilat komuna nuk ka kompetencë. “Kemi parë Izet Mexhitin të premtojë ndërtimin e klinikave, xhamive dhe projekte që nuk janë nën juridiksionin e komunës. Kjo nuk është fushatë – kjo është mashtrim elektoral”,– deklaroi ai.

Sipas Berishës, Mexhiti është personi që ka caktuar drejtorët, administratorët dhe politikat që kanë çuar Çairin në gjendjen e sotme. “Ai ka qenë në pushtet më shumë se kushdo tjetër. Ka pasur mundësinë të ndryshojë gjërat, por nuk bëri asgjë për 20 vite. Sot thotë se duhet ndryshim – por nga kush kërkon ndryshim? Nga vetja e tij?”, pyeti ai. Berisha akuzoi Mexhitin se është distancuar nga problemet reale të komunës.

“Iku nga Çairi në Butel dhe nuk ka ardhur asnjëherë të flasë me qytetarët për çerdhet pa vende, për mbeturinat nëpër lagje, për mungesën e ndriçimit publik. Por tani, katër javë para zgjedhjeve, kujtohet për Çairin. Ky nuk është shërbim ndaj qytetarëve – kjo është fushatë për pushtet personal”, – tha ai.

Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor t’i thonë “mjaft” premtimeve boshe dhe të zgjedhin një udhëheqje që punon për ta. “Nëse doni të dini si qeveris Izet Mexhiti, shikoni Çairin e sotëm: rrugë të bllokuara, mungesë parqeve, mungesë parkingjesh dhe mungesë transparence. Më 19 tetor ta ndalojmë rrënimin e mëtejshëm të Çairit dhe ta kthejmë në një komunë ku planifikohet, investohet dhe punohet për qytetarin”, përfundoi Berisha.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Saubermacher po zhvat qytetarët me aminin e Kasamit

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Tetovës, Bajram Rexhepi përmes një press konference para kompanisë Saubermacher ka akuauzar komunën se me dhënien në koncesion të NPK-së po zhvatin qytetarët dhe po dëmtojnë buxhetin e komunës, shkruan Top24

Sot jam përpara jush për të shpalosur një nga skandalet më të mëdha me paratë publike në Tetovë – kontratën 15-vjeçare me kompaninë private Saubermacher, të nënshkruar më 29 dhjetor 2022 nga kryetari aktual.

Kjo kontratë është përplot me dispozita të dëmshme për Tetovën dhe tetovarët:

Në kontratën e nënshkruar me Saubermacher, afati i marrëveshjes është vendosur për plot 15 vjet. Kjo do të thotë se qyteti mbetet peng i një operatori të vetëm, pa asnjë mundësi rivlerësimi apo korrigjimi të kushteve gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për më tepër, pasuria publike e qytetit, 16 kamionë, 2 ekskavatorë dhe pajisje të tjera me vlerë mbi 590,000 € – iu dhanë kompanisë private me qira për vetëm 1,600 € në muaj. Një çmim qesharak krahasuar me vlerën reale të këtyre mjeteve.

Edhe më skandaloze është klauzola e koncesionit: komuna merr vetëm 1% të faturimit mujor. Në terma të thjeshtë, kjo do të thotë se nëse qytetarët e Tetovës paguajnë 1,000,000 euro fatura, vetëm 10,000 euro shkojnë në arkën e komunës, ndërsa 990,000 euro përfundojnë në xhepat e koncesionerit privat.

Dhe për ta përmbyllur, me vendim të menaxhmentit komunal, qytetarët sot paguajnë për mbeturinat në bazë të hapësirës të banesave dhe shtëpive, e jo sipas metodologjisë për kokë banori. Kjo ka bërë që shumë familje të ngarkohen me fatura 2 deri në 3 herë më të larta, pa marrë në këmbim shërbime më cilësore.

Si rezultat i kësaj kontrate sot mbi 10.000 familje tetovare janë në procedura përmbarimi. Çdo familje është ngarkuar mesatarisht me mbi 30 euro për shpenzime të avokatëve dhe noterëve, që do të thotë se mbi 300.000 euro po zhvaten nga buxheti i çdo familjeje.

Të dashur qytetarë,

Tetova nuk shitet e as blihet. Më 19 tetor i japim fund kësaj praktike të shfrytëzimit të qytetarëve dhe i japim fund çdo kontrate që dëmton interesin publik.

Kjo kontratë do të shfuqizohet. Gjithashtu do ta ndryshojmë metodologjinë e faturimit. Qytetarët nuk do të paguajnë më sipas sipërfaqes së banesave apo shtëpive të tyre, por për kokë banori në amvisëri, në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Është e patolerueshme që paratë e taksapaguesve tetovarë të përfundojnë në xhepa privat. Koha e politikave të papërgjegjshme po merr fund.

Tetova dhe tetovarët do të paguajnë më pak, do të marrin shërbime më të mira, dhe paratë publike do të kthehen aty ku e kanë vendin, për Tetovën dhe për tetovarët.

Ju falemnderit!

Continue Reading

TOP Lajme