Connect with us

Lajme

AKI hapi shtabin zgjedhor në Lagjen e Re në Gostivar me pjesëmarrje masive dhe atmosferë entuziaste

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht sonte shtabin zgjedhor në Lagjen e Re në Gostivar, në një atmosferë madhështore dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve, aktivistëve dhe përkrahësve.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të ri, z. Valbon Limani, bartësi i listës për këshilltarë komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe kandidatët tjerë të koalicionit AKI për këshillin komunal.

Gjatë fjalimeve të tyre, kryetari Limani dhe z. Xhaferi falënderuan banorët e Lagjes së Re për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo lagje, si një ndër zonat me numrin më të madh të votuesve, do të luajë rol kyç në fitoren e AKI-së që në raundin e parë më 19 tetor.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm lokale – ato janë një referendum kombëtar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Është koha të dërgojmë një mesazh të fuqishëm dhe të qartë ndaj qeverisë monoetnike: përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve janë këtu, në mesin e popullit, dhe janë gati ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,” – u shprehën ndër të tjera Limani dhe Xhaferi.

Ata bënë thirrje për mobilizim të plotë dhe angazhim maksimal, duke theksuar se fitorja e AKI-së në Gostivar do të jetë sinjali i parë i një ndryshimi më të madh në nivel shtetëror.

Continue Reading