Connect with us

Lajme

“Nuk dëgjon kur s’i konvenon” – Snopçe akuzon Mickoskin për hipokrizi

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe heshtjen e ministrave shqiptarë pas deklaratës së ministres serbe, Milica Gjurgjeviç, e cila Maqedoninë e quajti territor të Serbisë.

“Në intervistën në Alsat, kryeministri Mickoski tha se ‘nuk e ka dëgjuar’ deklaratën e ministres serbe Milica Gjurgjeviç. Por unë, një javë më parë nga foltorja e Parlamentit, ia parashtrova të njëjtën pyetje dhe ai sërish nuk dha përgjigje,” theksoi Snopçe.

Ai shtoi se ky është një model i përsëritur nga kreu i qeverisë. “Kur nuk i përshtatet një temë, thotë ‘s’kam dëgjuar’. Ashtu bëri për brohoritjet e tifozëve kundër shqiptarëve në Kumanovë, ashtu po bën edhe tani,” deklaroi deputeti i ASH-së.

Snopçe nuk kurseu as ministrat e VLEN-it, të cilët sipas tij po mbajnë një heshtje të dëmshme. “Edhe më shqetësuese është heshtja e ministrave të VLEN-it. Nëse kryeministri bën sikur nuk dëgjon, atëherë pse ministrat shqiptarë nuk e hapin këtë temë? Heshtja e tyre i shërben vetëm atij,” u shpreh ai.

Në fund, ai shtoi me ironi: “Nëse nuk kanë guxim për më shumë, të paktën le të bëjnë rolin e ‘suflerit’ që t’ia kujtojnë kryeministrit gjërat që ai bën sikur nuk i dëgjon.”

Continue Reading

Lajme

Sulejmani: Komuna e Zhelinës po falimenton, mbi 6 milionë euro borxh!

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqësisë aktuale, duke deklaruar se komuna ndodhet para falimentimit me mbi 6 milionë euro borxh.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025 borxhi është rritur ndjeshëm. “Ky është shkatërrim financiar, falimentim i qëllimshëm – kjo është grabitje. Dikush duhet të japë llogari dhe të dalë para drejtësisë për të shpjeguar se ku shkuan këto miliona”, ka deklaruar Sulejmani.

Ai theksoi se kjo udhëheqësi ka shkatërruar jo vetëm komunën, por edhe dinjitetin e banorëve. “Koha e tyre ka mbaruar. Ditën që do të marr mandatin do të bëj revizion dhe do të ketë përgjegjësi për këto keqpërdorime. Zhelina nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale – ne do t’ua kthejmë qytetarëve nderin, shpresën dhe të ardhmen”, tha ai.

Continue Reading

Lajme

Pesë qytetarë kanë dorëzuar ankesa tek Komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji

Published

on

By

Për rastet ku dyshohet për intevenime të panevojshme me stenta nëpër spitalet private të vendit, po punon komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji ndërsa në të janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Në FSSH janë dorëzuar pesë ankesa nga qytetarët dhe të gjitha janë dërguar në Komisionin e Ekspertëve.

Takimi i parë i ministrit të shëndetësisë me ekspertët e huaj të cilët duhet ta kryejnë revizionin përfundimtar pritet të jetë onlajn, ndërsa pastaj ata do të mbërrijnë edhe në vend.

“Për momentin Komisioni është duke punuar, në takimin e ardhshëm mund të ketë rezultate për analizat e para, ndërsa më tutje presim të mbërrijnë materiale të tjera që gjithashtu do të shqyrtohen dhe pastaj revizion do të bëjnë ekspertë të huaj të cilët i presim. Presim që marrëveshja të nënshkruhet në mënyrë që ata të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur. Puna është administrative sepse është kohë zgjedhjesh, por gjetëm një mënyrë për ta nënshkruar marrëveshjen. Takimi i parë i ministrit do të jetë onllajn, ndërsa në të dytin do të vijnë këtu për të bërë revizion”, deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski.

Sipas Drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, FSSH është i përfshirë në punën e Komisionit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë me dy përfaqësues të tyre.

“Fondi ka qenë duke i kontrolluar administrativisht rastet ditët e fundit, sepse u dorëzuan koronarografi që duhej t’i lidhnim me dosjet dhe pacientët. Kemi pesë ankesa nga qytetarët, të cilat të gjitha i janë dërguar Komisionit të Ekspertëve. Ministri tha se ka kërkuar nga Oda e Mjekëve të kryejë kontrolle në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private, pres që, me të mbërritur materialet, ato të përmblidhen së bashku dhe të veçohen vetëm rastet problematike, të cilat do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së mjekëve të huaj në mënyrë që të kemi një pamje neutrale dhe objektive të gjërave”, theksoi Klekovski.

Continue Reading

Lajme

Kongresmeni amerikan propozon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Published

on

By

Kongresmeni amerikan Brian Mast, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres që synon të forcojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë qartësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas organizatës “Albanians for America”, amendamenti i paraqitur nga republikani nga Florida përfaqëson një hap domethënës në përcaktimin e prioriteteve strategjike të SHBA-së në rajon.

“Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, thuhet në njoftim.

Në dokumentin e propozuar kërkohet:

Mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO
Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën
Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushat e teknologjisë dhe sigurisë
Zgjerim i sanksioneve ndaj individëve dhe aktorëve që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
SHBA kanë qenë historikisht të përfshira në zgjidhjen e konflikteve në rajon, që nga përfundimi i luftërave të Jugosllavisë në vitet 1990.

Por në një kohë kur ndikimi amerikan në Ballkan po shihet me shqetësim nga vëzhguesit dhe vetë qytetarët e rajonit, ky propozim në Kongres shihet si një sinjal se Washingtoni nuk ka ndërmend të heqë dorë nga roli i tij strategjik në këtë pjesë të Evropës.

Nëse miratohet, amendamenti pritet të forcojë jo vetëm mbështetjen për Kosovën, por edhe të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për të rishikuar orientimin e saj gjeopolitik, në një kohë sfidash të reja për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Continue Reading

TOP Lajme