Connect with us

Lajme

Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit

Published

on

Kandidati për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, tha se situata menaxheriale me kompetencat e komunës dhe institucioneve komunale është në kolaps.

Ai tha se gjendja mbetet alarmante, pasi territori i kësaj komune është i mbushur me ndërtime pa leje dhe me mbeturina.

“Situata në Çair është alarmante. Kjo do të thotë se analizat tona shkencore, nga arkitektët dhe ekspertët që i angazhuam, tregojnë se Çairit i parashikohet kolaps i funksioneve themelore të jetës në vitet e ardhshme. Dhe ky është një alarm për çdo qytetar”, tha Osmani.

Ai shtoi se menjëherë pas marrjes së detyrës do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Çair, me tri prioritete kryesore: mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe korrupsioni.

“Prandaj, dua të them se që ditën e parë do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për Çairin. Gjendje krize për tri çështje:
Së pari, mbeturinat. Formojmë Shtabin e Krizës për mbeturinat, me një aksion masiv pastrimi, së bashku me qytetarët dhe me çdo resurs që kemi. Paralelisht, themelojmë ndërmarrjen e re publike komunale për pastrim. Së dyti, ndërtimet pa leje. Formojmë Shtabin e Krizës për ndërtimet pa leje, me të gjithë inspektoratet, komunalin dhe urbanizmin. Dhe këtë e ndalim menjëherë. Pas 20 tetorit, asnjë tullë në Çair nuk do të mund të vendoset pa leje. Së treti, korrupsioni. Formojmë Shtabin e Krizës për korrupsionin. Nuk mund të jemi ne ana e zezë e Maqedonisë së Veriut për korrupsion, sepse kjo dëmton imazhin tonë si popull para të gjithëve. Dhe nuk mund të lejoj që populli im të etiketohet se komuna ku ata janë shumicë është më e korruptuara në qytetin e Shkupit sipas të gjithë parametrave, dhe më pak transparente në gjithë Maqedoninë”, tha Osmani.

Osmani tha se sistemimi i Çairit nuk është tashmë çështje partie apo politike, por është detyra morale dhe njerëzore e të gjithë qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Nga 20 tetori administrata komunale do të jetë e lirë dhe profesionale

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune me bartësin e listës, Asafin, dhe me kandidatët e listës së këshilltarëve të AKI-së për Tetovën informon Tetovasot.

Ai tha se puna e përbashkët dhe respekti i ndërsjellë janë themeli për ndërtimin e një ekipi të motivuar që punon vetëm për të mirën e qytetarëve. “Njerëzit dhe bashkëpunëtorët duhet gjithmonë të trajtohen me respekt dhe dinjitet,” theksoi Rexhepi.

Në të njëjtën kohë, kandidati i AKI-së u dërgoi një mesazh të qartë punonjësve të administratës komunale. “E di që sot jeni nën presion, shantazh dhe kërcënim të vazhdueshëm. Por koha e këtyre presioneve mbaron me 19 tetor. Nga 20 tetori, asnjë punonjës nuk do të trajtohet si mjet politik. Secili prej jush do të ketë dinjitetin dhe respektin që meriton. Administrata do të jetë e lirë, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, jo e partive,” deklaroi Rexhepi./Tetovasot/

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani përgëzon kampionin 8-vjeçar nga Saraji, Betim Hasani fitues në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin e vogëlushit 8-vjeçar nga Bojana, Betim Hasani, i cili u shpall kampion në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih.

“Ky talent i jashtëzakonshëm është dëshmi se Saraji ka yje që sfidojnë edhe kuadrot më të forta të Evropës. Në të ardhmen, si Komunë do të sigurojmë që çdo talent si Betimi të ketë mbështetjen dhe mundësitë për të garuar dhe shkëlqyer kudo në botë”, u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se ky është shembull i forcës së Sarajit – djem e vajza që sjellin krenari për të gjithë.

Continue Reading

Lajme

Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it

Published

on

By

Liridon Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj vendosjes së flamujve serbë në Manastirin e Mateçit, duke theksuar se këtë vit situata nuk është e njëjtë si më parë.

“Është e vërtetë se edhe vite të tjera kanë ardhur grupe të caktuara në Mateç, dhe si shoqëri multietnike e multikulturore askush s’ka pas problem me këtë. Por ky vit është krejt ndryshe: sepse tash flamujt serb nuk vendosen më nga individë, por marrin peshë dhe legjitimitet përmes institucioneve të shtetit,” tha Ramadani.

Ai shtoi se përkrahja e këtij veprimi nga zëvendëskryeministri Ivan Stolkoviq e shndërron atë nga një ngjarje e thjeshtë kulturore apo fetare në “shfaqje nacionaliste të sponsorizuar nga vetë qeveria”.

“S’kemi më multikulturë e bashkëjetesë, por përulje të kujtesës sonë historike. Çdo flamur serb në Manastirin e Mateçit këtë vit është vulë e VLEN-it. Dhe ky është turpi i një qeverie që u thotë shqiptarëve ‘jemi të barabartë’, por në praktikë janë bërë mjet për të arsyetuar këtë qasje nacionaliste antishqiptare,” deklaroi Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme