Connect with us

Lajme

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Published

on

Komunikacionoi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM njofton se po kryhen punime ndërtimore në rrugën Gostivar-Tetovë dhe anasjelltas, për shkak të së cilës trafiku do të zhvillohet sipas një regjimi të përkohshëm të trafikut.

Poashtu është vendosur një ndryshim i përkohshëm në regjimin e trafikut, semaforë të përkohshëm me kalim alternativ të automjeteve gjatë rehabilitimit të urës së Zdunjës (urës mbi lumin Vardar), rrugës shtetërore A2, seksionit Gostivar-Strazhë për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Nga 20 tetori administrata komunale do të jetë e lirë dhe profesionale

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune me bartësin e listës, Asafin, dhe me kandidatët e listës së këshilltarëve të AKI-së për Tetovën informon Tetovasot.

Ai tha se puna e përbashkët dhe respekti i ndërsjellë janë themeli për ndërtimin e një ekipi të motivuar që punon vetëm për të mirën e qytetarëve. “Njerëzit dhe bashkëpunëtorët duhet gjithmonë të trajtohen me respekt dhe dinjitet,” theksoi Rexhepi.

Në të njëjtën kohë, kandidati i AKI-së u dërgoi një mesazh të qartë punonjësve të administratës komunale. “E di që sot jeni nën presion, shantazh dhe kërcënim të vazhdueshëm. Por koha e këtyre presioneve mbaron me 19 tetor. Nga 20 tetori, asnjë punonjës nuk do të trajtohet si mjet politik. Secili prej jush do të ketë dinjitetin dhe respektin që meriton. Administrata do të jetë e lirë, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, jo e partive,” deklaroi Rexhepi./Tetovasot/

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani përgëzon kampionin 8-vjeçar nga Saraji, Betim Hasani fitues në garat ndërkombëtare të matematikës në Zvicër

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka përgëzuar suksesin e vogëlushit 8-vjeçar nga Bojana, Betim Hasani, i cili u shpall kampion në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Zyrih.

“Ky talent i jashtëzakonshëm është dëshmi se Saraji ka yje që sfidojnë edhe kuadrot më të forta të Evropës. Në të ardhmen, si Komunë do të sigurojmë që çdo talent si Betimi të ketë mbështetjen dhe mundësitë për të garuar dhe shkëlqyer kudo në botë”, u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se ky është shembull i forcës së Sarajit – djem e vajza që sjellin krenari për të gjithë.

Continue Reading

Lajme

Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it

Published

on

By

Liridon Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj vendosjes së flamujve serbë në Manastirin e Mateçit, duke theksuar se këtë vit situata nuk është e njëjtë si më parë.

“Është e vërtetë se edhe vite të tjera kanë ardhur grupe të caktuara në Mateç, dhe si shoqëri multietnike e multikulturore askush s’ka pas problem me këtë. Por ky vit është krejt ndryshe: sepse tash flamujt serb nuk vendosen më nga individë, por marrin peshë dhe legjitimitet përmes institucioneve të shtetit,” tha Ramadani.

Ai shtoi se përkrahja e këtij veprimi nga zëvendëskryeministri Ivan Stolkoviq e shndërron atë nga një ngjarje e thjeshtë kulturore apo fetare në “shfaqje nacionaliste të sponsorizuar nga vetë qeveria”.

“S’kemi më multikulturë e bashkëjetesë, por përulje të kujtesës sonë historike. Çdo flamur serb në Manastirin e Mateçit këtë vit është vulë e VLEN-it. Dhe ky është turpi i një qeverie që u thotë shqiptarëve ‘jemi të barabartë’, por në praktikë janë bërë mjet për të arsyetuar këtë qasje nacionaliste antishqiptare,” deklaroi Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme