Connect with us

Lajme

Taravari uron kryeministrin Rama pas betimit për mandatin e katërt

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për rizgjedhjwn e tij për mandatin e katërt në krye të qeverisë Shqipërisë.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
z. Edi Rama,

Me rastin e betimit tuaj për Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe në emrin tim personal, ju uroj sinqerisht suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore. Po ashtu, më lejoni të përcjell urimet e mia edhe për kabinetin tuaj qeveritar, me dëshirën që puna e përbashkët e kësaj qeverie të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.

Ky mandat i katërt është dëshmi e legjitimitetit të fuqishëm që qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë, duke besuar në vizionin dhe programin politik tuaj për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ky besim, njëkohësisht, është edhe përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe për të vazhduar më tej me ndërtimin e një shteti të drejtë e modern.

Besojmë se gjatë këtij mandati, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë arritja kryesore dhe më e madhe historike, të cilën e presin jo vetëm qytetarët e Shqipërisë, por edhe mbarë kombi shqiptar.

Ju dëshiroj shëndet, vullnet dhe vendosmëri në këtë rrugëtim sfidues, duke e ditur se suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Vëllazërisht,
Arben Taravari
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Hapet shkolla e parë shqipe në Dublin

Published

on

By

Komuniteti shqiptar në Irlandë shënoi një moment historik me hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin, nismë e Albanian Book Lovers Club dhe themeluar nga zonjat Liljana Picari dhe Arjana Rama, transmeton albinfo.ch.

Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator 2025 në Blanchardstown Library, Dublin 15, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në mungesë të tij fizike, ambasadori i Shqipërisë në Irlandë, Sh.T.Z. Uran Ferizi, përshëndeti përmes një mesazhi zyrtar dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës me paketa mësimore.

Nxënësit e parë zhvilluan mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë. Mësimi u bazua në materiale nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe paketa të tjera nga Ambasada në Londër.

Kjo shkollë konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë./Albinfo.ch/

Continue Reading

Lajme

Aktori Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Arben Fetaut e quan shpijun të shekullit

Published

on

By

Aktori i njohur nga Tetova, Xhevdet Jashari i njohur si Arifikmeti ka shpërthyer ndaj zëvendëskryeministrit Arben Fetau pasi ky i fundit tha se Osmani ska pasur asnjë takim bilateral me Kosovë. Në postimin e tij Jashari e quan shpifës dhe shpijun të shekullit zëvendëskryeministrin Fetau, shkruan Top24

Xhevdet Jashari

Arben Fetau, a ti treguan oponentet sa takime ka pat Bujar Osmani me qeverine e Kosoves?

Tani na trego kush eshte MASHTRUES, se tu ka bo teper tu mashtru ooo Shpijun i shekullit o shpifes se ska dal politikan qe ma kagerdit si ti.

Arben Fetauhu populli shqiptar nuk eshte gomar qe ta mashtrosh ti injorat hajdut mashtrues ordiner!

Continue Reading

Lajme

Deri në 40% shkurtim i administratës publike!

Published

on

By

Si të zbatohen reformat me qëllim që të hiqet partizimi të cilin çdo pushtet në mënyrën e vet e fut në administratë. Ministri Goran Minçev në nënshkrimin e sotëm të memorandumit me ambasadorin francez Kristof Le Rigoler, tha se punësimet e tilla çuan në administratë të ngarkuar por të dobët. Prandaj mendon se duhet të ketë heqje të disa nga bordet mbikëqyrëse dhe udhëheqëse, respektivisht shkurtim prej 40 për qind të administratës.

“Pasojnë një funksionalitet i përgjithshëm, respektivisht bashkim i institucioneve të caktuara në të tjera me të cilat praktikisht do të hyjmë në një proces i cili është obligim nga Bashkimi Evropian dhe kjo është shkurtimi prej 40 për qind i përdoruesve buxhetorë. Jemi dëshmitarë se kemi numër të madh institucionesh të cilat kanë nga një, nga dy të punësuar ose të them se ato në të kaluarën janë bërë për të plotësuar disa nevoja politike apo partiake”, tha Goran Minçev – ministër për Administratë Publike.

Edhe Franca do të përfshihet në trajnimin e administratorëve të Maqedonisë me qëllim punë më efikase dhe përmirësim i cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Nëpunësit publikë duhet të menaxhojnë me aftësi me punën, porositi ambasadori francez Le Rigoler.

“Në lidhje me trajnimin e nëpunësve publikë ekzistojnë numër i madh sfidash sepse duhet që nëpunësit publikë të jenë profesionistë sepse bëhet fjalë për menaxhimin e shtetit, njohuri nga fushat juridike dhe gjithashtu edhe menaxhim. Një nëpunës shtetëror duhet të jetë njëfarë menaxheri, respektivisht me aftësi të dijë të menaxhojë me të gjithë ekipin e tij por gjithashtu të mundet edhe t’i zbatojë vendimet që vijnë nga pushteti”, u shpreh Kristof le Rigoler – ambasador i Francës.

Rigoler njëkohësisht tha edhe se zbatimi i reformave në vend ndiqet nga afër nga Bashkimi Evropian dhe se së shpejti do të publikohet Raporti për progresin e të gjitha shteteve kandidate për anëtarësim. Reformat që i kërkon BE nuk duhet të shihen si obligim por si diçka që do ta përmirësojë jetën në vend, theksoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme