Connect with us

Lajme

Sondazhi i prestigjiozes INA: Taravari bindshëm para Osmanit

Published

on

 

Portali prestigjioz INA Online zhilloi një sondazh në “Facebook” ku pyeti lexuesit e vet se kë do kishin votuar në zgjedhjet presidenciale, Arben Taravarin apo Bujar Osmanin?

Deri tani kanë komentuar 670 nga ki 388 janë pro Taravarit dhe 155 pro Osmanit. Pjesa tjetër e komenteve nuk theksojnë se për cilin do të votojnë.

Edhe pse jemi larg fushatës zgjedhore dhe kandidatët vetëm se kanë shpalosur platformat dhe programin e tyre, Taravari prin bindshëm në gjitha sondazhet momentale.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet parlamentare mbahen më 8 maj.https://www.facebook.com/share/v2id2PrWVFWL31K1/?mibextid=WC7FNe

Continue Reading

Lajme

Taravari: Më është propozuar të dal vet si me lista ashtu edhe me kandidatë

Published

on

By

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, ka shpalosur disa biseda mes liderëve të VLEN-it. Ai tha se në një moment kur ka propozuar që të tretë partitë të shkojnë bashkë në lista, ndërsa ASH-ja të shkoj me lista të veçanta, ndërsa kandidatin ta kemi të përbashkët, në një moment më është thënë se nëse du mund të shkojmë edhe me kandidatë të veçantë.

“Këtë unë e kuptova si porosi, si kjo që tani po ndodhë se mes tre partnereve të tjerë të koalicionit ka një sinkronizim dhe koordinim. Këtu ne ndihemi si të majorizuar. Ndjesia që çdo gjë është e koordinuar dhe kur të takohemi çdo propozim kundërshtohet”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Kemi një koalicion qeveritar që ka shumicë parlamentare pa shqiptarët

Published

on

By

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1 në Kosovë, ka deklaruar se hera e parë në demokracinë moderne në vendin tonë të kemi katër parti së bashku në koalicionin qeveritar.

Taravari tha se kjo në duke të parë nga opinioni kemi një pasqyrë jo të mirë.

“Partia më e madhe maqedonase ka 58 deputet dhe bashkë me partinë ZNAM bëjnë 64 deputet dhe krijojnë shumicë parlamentare pa shqiptarët. Por, është e pa imagjinueshme që të bëhet qeveria pa një parti politike shqiptare”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, për momentin kemi një parti politike qeveritare maqedonase shumë e fuqishme dhe një koalicion shqiptar brenda asaj qeverie e cila është letargjike dhe rëndë funksionale për shkak fragmentarizmit në katër parti politike.

Continue Reading

Lajme

Taravari: VLEN-i arriti ta bëjë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

Published

on

By

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, ka folur për rrotacionin politik në vendin tonë. Taravari ka deklaruar se më e shëndetshme dhe më demokratike në një shoqëri që të ketë ndryshime në qeverisje nuk ka.

“Në palën maqedonase në 24-25 vitet e fundit janë ndryshuar afër nëntë kryeministra, ndërsa te shqiptarët ka mbetur një parti politike dhe kjo nuk është e natyrshme. Çdo gjë në politikë është e konsumuar. Shpeshherë e them se demokracitë më të zhvilluar në botë si SHBA, jo rastësisht e kanë kufizuar në dy mandate”, tha Taravari.

Në kushtet Ballkanike, siç tha Taravari, më shumë se 10 vite qëndrimi në pushtet teprohet. VLEN-i arriti ta bëjë këtë mrekulli dhe ta sjell ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme