Connect with us

Lajme

BDI: Zgjidhja nuk janë akuzat politike, por vetingu dhe sundimi i ligjit

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshme dhe të rrezikshme gjuhën populiste dhe sulmet boshe të përsëritura të kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së dhe përfaqësuesve të saj.

Në vend se të merret me premtimet e parealizuara të qeverisë së tij dhe me skandalet që rëndojnë mbi qeverisjen aktuale të VMRO-DPMNE-së, kryeministri zgjedh të shpërqendrojë opinionin publik me akuza boshe dhe të pabazuara

BDI ka qenë dhe mbetet forca kryesore që ka garantuar stabilitetin politik, anëtarësimin në NATO, nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ndërtimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend që të respektojë këto arritje, Mickoski vazhdon me retorikë përçarëse dhe me tentime të vazhdueshme për të kriminalizuar shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë, duke zbatuar politika që i ngjajnë politikave të fundviteve 80’, ku sistemi i atëhershëm promovonte të drejta për të gjithë përmes përfaqësuesve “të ndershëm” pa legjitimitet, e në veçanti për shqiptarët.

Sa i përket akuzave për “paditë” ndaj funksionarëve të BDI-së, ne i kujtojmë kryeministrit se përgjegjësia për drejtësi nuk matet me fjalime politike, por me proces të vetingut. BDI ka qenë e para dhe e vetmja parti që ka kërkuar zyrtarisht nga prokuroria e rregullt dhe prokuroria e atëhershme speciale që të hetohet çdo funksionar i saj. BDI është e para dhe e vetmja parti që ka kërkuar veting të plotë dhe të paanshëm për gjyqtarët, prokurorët dhe për të gjithë zyrtarët publikë, përfshirë edhe politikanët. BDI vazhdon të kërkoj hetim për prejardhjen e pasurisë së politikanëve të çdo partie. BDI poashtu kërkon hetim për procesin e privatizimit në vend. Le të ketë poashtu hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit që kanë punuar nga viti 1945 e këtej, si OZNA, UDB-ja, SDB-ja, DBK-ja, UBK-ja, ANB-ja. Ky është propozimi i BDI-së, pranojeni. Vetingu është mënyra e vetme për t’i dhënë fund këtij debati dhe për të garantuar barazi para ligjit.

BDI i bën thirrje kryeministrit që të ndalojë me gjuhën e akuzave të pabazuara dhe të kthehet tek përgjegjësitë reale që i ka përpara qytetarëve: të përmirësojë gjendjen ekonomike, të luftojë korrupsionin në institucionet që ai i drejton dhe të sigurojë që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.

Asnjë propagandë dhe asnjë akuzë boshe nuk mund të fshehë faktin se qytetarët sot jetojnë me më shumë pasiguri, më pak dinjitet dhe me më pak shpresë për të ardhmen për shkak të keqqeverisjes

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i vendosur për të luftuar diskriminimin, për të mbrojtur interesin kombëtar, për të siguruar sundim të së drejtës dhe për të avancuar drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Me qeverisjen time nga 4000 mijë denar mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për kryetar komune në Saraj, Blerant Ramadani ka paraqitur një nga pikat e radhës së platformës sl tij ku premton nga 4mijë denarë financiare prej 4.000 denarë në muaj për çdo nxënës me aftësi të kufizuara që ndjek arsimin fillor në Komunën e Sarajit.

“Koha për Vepra!
Në mandatin tim si kryetar komune, do të vendosim një mbështetje financiare prej 4.000 denarë në muaj për çdo nxënës me aftësi të kufizuara që ndjek arsimin fillor në Komunën e Sarajit. #KohapërVepra #Bashkë #AKi #19tetori #MaqedoniaeVeriut”, ka nënvizuar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Liridon Ramadani nga ASH: Ivan Stolkoviç, zëvendëskryeministër i VLEN-it, me flamuj serb në zemër të Mateçit!

Published

on

By

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër pas vendosjes së flamujve serbë në Mateç, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë provokues dhe një përdhosje të kujtesës historike të shqiptarëve.

“Mateçi është një nga fshatrat ku është derdhur gjak, ku shumë dëshmorë ranë për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Në këtë vend, historia është shkruar me sakrifica, e Manastiri siç e njohim ne ishte pikënisja e betejës së madhe,” tha Ramadani.

Ai theksoi se vendosja e flamujve serbë në këtë hapësirë nuk ka të bëjë me vlerat fetare, por me provokim politik.

“Sot, ky vend i madh për kujtesën tonë po përdhunohet me pretekste ‘fetare’, duke u shndërruar në shfaqje nacionaliste, ku vendosen flamuj serb. Çfarë mesazhi dërgon kjo? Se institucionet e sotme, në vend që të respektojnë gjakun e dëshmorëve, po i japin vrull shtypjes së shqiptarëve,” u shpreh Ramadani.

Ai kritikoi edhe përdorimin e Manastirit për qëllime politike.

“Në vend të zhvillimit turistik dhe kulturor të Manastirit, ai po përdoret për të ekspozuar nacionalizmin e një qeverie që e ka harruar kujt i shërben. Vendosja e flamujve serbë në zemër të Mateçit është kthim prapa, shumë më larg se 2001-shi,” shtoi ai.

Ramadani theksoi përgjegjësinë e qeverisë aktuale dhe rikujtoi funksionin e lartë të Ivan Stolkoviqit.

“Ivan Stolkoviq nuk është vetëm ministër i Marrëdhënieve Ndërkomunitare – ai është edhe zëvendëskryeministër i qeverisë së VLEN. Pra, çdo flamur serb në Manastirin e Mateçit është një vulë e kësaj qeverie,” përfundoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Taravari uron kryeministrin Rama pas betimit për mandatin e katërt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për rizgjedhjwn e tij për mandatin e katërt në krye të qeverisë Shqipërisë.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
z. Edi Rama,

Me rastin e betimit tuaj për Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe në emrin tim personal, ju uroj sinqerisht suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore. Po ashtu, më lejoni të përcjell urimet e mia edhe për kabinetin tuaj qeveritar, me dëshirën që puna e përbashkët e kësaj qeverie të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.

Ky mandat i katërt është dëshmi e legjitimitetit të fuqishëm që qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë, duke besuar në vizionin dhe programin politik tuaj për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ky besim, njëkohësisht, është edhe përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe për të vazhduar më tej me ndërtimin e një shteti të drejtë e modern.

Besojmë se gjatë këtij mandati, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë arritja kryesore dhe më e madhe historike, të cilën e presin jo vetëm qytetarët e Shqipërisë, por edhe mbarë kombi shqiptar.

Ju dëshiroj shëndet, vullnet dhe vendosmëri në këtë rrugëtim sfidues, duke e ditur se suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Vëllazërisht,
Arben Taravari
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme