Connect with us

Lajme

ASH- Tetovë: Këta janë kandidatët për këshilltar që do të jenë përkrah kryetarit të ardhëshëm Bajram Rexhepi

Published

on

Të nderuar qytetarë,

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka kënaqësi të ju informoj që listës fituese të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim ti paraqet kandidatët e saj të cilët kanë marrë konfirmimin nga Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët dhe janë përkrah kryetarit të ardhshëm të Tetovës Bajram Rexhepi në fitoren e madhe të 19 Tetorit:

Belinda Amiti – Profesoreshë e dalluar universitare, e specializuar në inxhinieri kimike. E njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në arsim dhe shkencë, Belinda është gjithashtu anëtare e departamentit për arsim të Aleancës për Shqiptarët, ku kontribuon me ekspertizën dhe vizionin e saj për një sistem arsimor modern dhe cilësor.

Valdrin Islami – Aktivist i palodhur dhe besnik shumëvjeçar i Aleancës për Shqiptarët. Me përvojë të gjatë në mobilizimin e strukturave partiake dhe qytetare, ai sot është kryetar i nëndegës së Aleancës për Shqiptarët në lagjen Teqe, ku vazhdon të mbetet shembull i angazhimit të qëndrueshëm politik.

Ujkan Rahmani – Aktivist rinor i përkushtuar, i cili ka fituar respektin e të rinjve për energjinë dhe idetë e reja që sjell. Si kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, Ujkani përfaqëson aspiratat dhe fuqinë transformuese të gjeneratës së re, duke u bërë urë lidhëse mes politikës dhe rinisë.

Lavdrim Huseini – Personalitet i respektuar në komunitet, i njohur për karakterin e tij të drejtë dhe përkushtimin ndaj vlerave të Aleancës për Shqiptarët. Angazhimi i tij si kryetar i nëndegës së Aleancës për Shqiptarët në Centiskë e bën një ndër figurat e rëndësishme që frymëzojnë bashkëpunim dhe solidaritet në mesin e aktivistëve dhe qytetarëve.

Imer Alili – Aktivist i dalluar dhe kryetar i nëndegës së Aleancës për Shqiptarët në Poroj. Imer Alili është shembull i liderit lokal që bashkon njerëzit me vizionin e tij dhe punon për t’i dhënë zë qytetarëve, duke forcuar rolin e politikës në terren dhe duke ndërtuar besim të qëndrueshëm mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Bashkë për Tetovën, me këto emra profesionistësh në fitoren e madhe të 19 Tetorit!

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë.

Continue Reading