Connect with us

Lajme

KSHZ me sqarim të veçantë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Published

on

Në një sqarim të veçantë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dhënë instruksionet për procedurat e kandidimit, gjegjësisht për grumbullim të nënshkrimeve për përkrahje të listës së parashtruar për kandidat për President të Republikës dhe për listat për kandidatë për deputetë kur lista është e parashtruar nga grup i zgjedhësve .

Në këtë sqarim thuhet:

Mbledhja e nënshkrimeve fillon ditën e dhjetë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat 15 ditë.

Mbledhja e nënshkrimeve fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më 8 mars në orën 24:00.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve, Seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të punojnë çdo ditë në periudhën e paraqitur, pa ndërprerë në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 20:00 ditën e ardhshme, përkatësisht 8 mars deri në orën 24:00.

Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahje të përkrahje të listës së parashtruar për kandidat për President të Republikës dhe për listë të parashtruar për kandidatë për deputetë kur lista është e parashtruar nga “grup i zgjedhësve” iniciohet me dorëzim të Njoftimit dhe Deklaratës (https://drive.google.com/file/d/1QpAHy23Hpuja0Ndt_gp3PWbrJk_LRwMY/view) në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, nga kandidati i propozuar, përkatësisht personi i autorizuar nga ai me autorizim të përgjithshëm të vërtetuar në noter.

Autorizimi i përgjithshëm që e jep kandidati për të cilin mblidhen nënshkrime vlen edhe për dërgimin e njoftimit dhe të deklaratës në KSHZ si dhe dërgimin e formularëve përkatës në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shikim në nënshkrimet e paraqitura për listën për kandidat për të cilën janë të autorizuar dhe marrje të formularit me nënshkrimet e mbledhura.

Personi i autorizuar nga parashtruesi i iniciativës, mund të autorizojë person tjetër për çdo seksion dhe zyrë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që në emër të tij t’i kryen aktivitetet e cekura me autorizime të veçanta. Autorizimet duhet të vërtetohet në noter, origjinali i autorizimit u dërgohet seksioneve dhe zyrave rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kopjen e mban parashtruesi.

Në njoftimin shënohet që do të mblidhen nënshkrime për përkrahje dhe ceket në cilat seksione dhe zyra rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe noterë do të mblidhen nënshkrimet.
Seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ( https://www.sec.mk/kontakti/ ):

Seksioni rajonal Gjevgjeli, kompetent për komunën Gjevgjeli, Dojran dhe komunën Bogdanci.

Zyra Vallandovë, kompetente për komunën Vallandovë.

Seksioni rajonal Kërçovë, kompetent për komunën Kërçovë.

Zyra MakedonskiBrod kompetente për komunat MakedonskiBrod dhe Pllasnicë. /indeks.mk

Continue Reading

Lajme

Kujt i dërgoi mesazh me postimin e tij te fundit ambasadori Meidani?

Published

on

By

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim dje i Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili në mesin e deklaratave të forta para zgjedhore ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes fabulës së njohur të Jean de La Fontaine, “Bretkosa që dëshironte të ishte po aq e madhe sa demi.”

Në ilustrimin e shpërndarë shihet bretkosa që fryhet deri në shpërthim, përballë një demi të qetë e të qëndrueshëm. Shënimi shoqërues i fabulistit francez – “Bretkosa, duke dashur të ishte sa demi, u fry derisa plasi” – është interpretuar nga shumë ndjekës si një alegori e drejtuar ndaj situatës politike aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mburrjeve arrogante pa vend e llogjikë.

Mesazhi i nënkuptuar i postimit duket të ironizojë politikanë që, në prag të zgjedhjeve të tetorit, mburren me forcën, premtime e pushtet, por që rrezikojnë të mbeten të zbuluar e të dështojnë përballë realitetit me të cilin dukshëm kanë humbur kontakt.

Ky stil komunikimi, përmes referencave letrare e satirike, ka krijuar diskurs në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mënyrë e zgjuar e diplomatit shqiptar për të dhënë mesazhe pa përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë politike.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe grupimit VLEN, pas tentativës për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendimit për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, transmeton Flaka

“Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas ASh-së, qeveria nuk është tërhequr nga qëllimi për të minimizuar rolin e komunave shqiptare.

Continue Reading

Lajme

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

Published

on

By

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se ai do të vendosë nëse shqiptarët do të jenë në pushtet apo në opozitë, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Hoxha i Strugës, Shpendi Ibraimi.

Përmes një reagimi publik, Ibraimi theksoi se shqiptarët nuk janë një numër që dikush e rregullon sipas dëshirës së tij, por një popull me zë, dinjitet dhe të drejtë për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Kushdo që mendon se mund t’i drejtojë shqiptarët sipas tekave personale, harron një të vërtetë të thjeshtë: shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ecin në rrugën që vetë zgjedhin, sepse janë autoktonë të kësaj toke,” – ka shkruar Ibraimi në reagimin e tij.

Duke përdorur një metaforë të fuqishme, ai i krahasoi shqiptarët me malin:

“Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë.”

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar politike, ku VLEN-i heshtë para diskriminimit të VMRO-së dhe Mickovskit që ju bën shqiptarëve, ku deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin shqiptar. /TS/

Continue Reading

TOP Lajme