Connect with us

Lajme

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Published

on

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetain, duke i drejtuar një pyetje publike lidhur me përdorimin e shprehjes “A mund të flas shqip?”. Ajo e ka cilësuar këtë si një fyerje dhe nënçmim për shqiptarët, të cilët, sipas saj, janë popull autokton në vend.

Postimi i deputetes Ajdari:

“Pyetja: “A mund të flas shqip”? në një vend ku shqiptarët janë popull autokton është më shumë se fyerje dhe nënçmim. Autori në fjalë, e mohon identitetin dhe mundohet ta bëjë gjuhën tonë të duket si gjuhë e huaj në trojet tona shekullore.

Hapu tokë e na përbij! Një pyetje e tillë nuk duhet të parashtrohet kurrë sepse gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë themelore dhe e drejtë kushtetuese. Kur do t’a kuptojnë ca shqipfolës?

Vetë nevoja për të pyetur tregon një realitet diskriminues e mizerabël. Nuk kemi nevojë të përballemi me nënvlerësime të kësaj natyre. Dhe e dini pse? Për hir të së kaluarës dhe historisë tonë të lavdishme. Nuk na ka hije!

#kjoqeverinukvlen
#tetorireferendum”, ka përfunduar Ajdari.

Continue Reading