Connect with us

Lajme

Mexhiti i reagon Ahmetit: BDI-ja ia hapi portën Rusisë, largohuni nga pushteti që të hiqet edhe ajo nga Maqedonia

Published

on

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti pjesë e koalicionit opozitar shqiptar – VLEN ka reaguar ndaj liderit të BDI-së, Al Ahmeti.

Mexhiti ka shtruar disa pyetje dhe vlerëson se ishte pikërisht BDI-ja që ia hapi dyert Rusisë për të depërtuar në Maqedoninë e Veriut dhe se me largimin e saj nga pushteti, do të hiqet edhe ndikimi rus në vend.

Reagimi i Mexhitit në formë të integruar:

Sot dëgjuam lajmin e madh se në Maqedoni paska hyrë Rusia. Por, kush ia hapi portën?

Z. Ahmeti, ti hapim disa pyetje:

– Kush po lejon që paratë e pista ruse të shprlahen përmes kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut, duke qenë ministri i financave kuadër i BDI-së?

– Kush po lejon dhe inkurajon hapjen e kazinove me kapital sërbo-rus në Maqedoni, duke pas drejtorin e Llotararisë së Maqedonisë kuadër të BDI-së?

– Kush po lejon hyrjen e gasit dhe naftës ruse duke pasë resoret ekonomike kuadro të BDI-së?

– Kush po lejon funkcionimin e bankës ruse në Maqedoni duke pasë Parlamentin dhe institucionet udhëhequr nga BDI?

– Kush po lejon dhe inkurajon investime ruse në çdo sferë në Maqedoni duke pasë gjithë resoret ekonomike me kuadro të BDI-së?

– Kush lejoi që media të dyshimta pro-ruse të financohen nga fonde ruse, duke pasë struktura të BDI-së në çdo agjenci të zbulimit?

– Kush ftoi ministrin e jashtëm Llavrov në Shkup kur asnjë shtet perëndimor nuk e pranon, duke pasë ministrin e jashtëm kuadër të BDI-së?

Z. Ahmeti, a nuk është pak vonë të bëhen këto konstatime, kur ke pasë në dorë shumë mehanizma për të parandaluar që Ariu polar të hyjë kaq thellë?

Z. Ahmeti, ndikimi i Rusisë do të largohet atëherë kur të largohet elementi nostalgjik për Rusinë, sidomos brenda kampit politik shqiptar.

Continue Reading

Lajme

Kujt i dërgoi mesazh me postimin e tij te fundit ambasadori Meidani?

Published

on

By

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim dje i Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili në mesin e deklaratave të forta para zgjedhore ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes fabulës së njohur të Jean de La Fontaine, “Bretkosa që dëshironte të ishte po aq e madhe sa demi.”

Në ilustrimin e shpërndarë shihet bretkosa që fryhet deri në shpërthim, përballë një demi të qetë e të qëndrueshëm. Shënimi shoqërues i fabulistit francez – “Bretkosa, duke dashur të ishte sa demi, u fry derisa plasi” – është interpretuar nga shumë ndjekës si një alegori e drejtuar ndaj situatës politike aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mburrjeve arrogante pa vend e llogjikë.

Mesazhi i nënkuptuar i postimit duket të ironizojë politikanë që, në prag të zgjedhjeve të tetorit, mburren me forcën, premtime e pushtet, por që rrezikojnë të mbeten të zbuluar e të dështojnë përballë realitetit me të cilin dukshëm kanë humbur kontakt.

Ky stil komunikimi, përmes referencave letrare e satirike, ka krijuar diskurs në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mënyrë e zgjuar e diplomatit shqiptar për të dhënë mesazhe pa përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë politike.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe grupimit VLEN, pas tentativës për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendimit për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, transmeton Flaka

“Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas ASh-së, qeveria nuk është tërhequr nga qëllimi për të minimizuar rolin e komunave shqiptare.

Continue Reading

Lajme

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

Published

on

By

Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se ai do të vendosë nëse shqiptarët do të jenë në pushtet apo në opozitë, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Hoxha i Strugës, Shpendi Ibraimi.

Përmes një reagimi publik, Ibraimi theksoi se shqiptarët nuk janë një numër që dikush e rregullon sipas dëshirës së tij, por një popull me zë, dinjitet dhe të drejtë për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Kushdo që mendon se mund t’i drejtojë shqiptarët sipas tekave personale, harron një të vërtetë të thjeshtë: shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ecin në rrugën që vetë zgjedhin, sepse janë autoktonë të kësaj toke,” – ka shkruar Ibraimi në reagimin e tij.

Duke përdorur një metaforë të fuqishme, ai i krahasoi shqiptarët me malin:

“Shqiptarët janë si mali: të fortë, të lartë dhe të pamposhtur. Nuk ka asgjë nga jashtë që mund t’i kontrollojë.”

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar politike, ku VLEN-i heshtë para diskriminimit të VMRO-së dhe Mickovskit që ju bën shqiptarëve, ku deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin shqiptar. /TS/

Continue Reading

TOP Lajme