Connect with us

Lajme

Komunat në krizë financiare, Snopçe: Kjo është pasojë e mungesës së decentralizimit

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për mosrealizimin e premtimit kyç për decentralizimin e pushtetit, një ndër zotimet më të theksuara të koalicionit shqiptarë qeveritar VLEN gjatë fushatës zgjedhore para më shumë se 15 muajsh.

Sipas Snopçes, qeveria ka dështuar të ofrojë strategji konkrete për forcimin e pushtetit lokal, duke lënë komunat pa burime të qëndrueshme financiare dhe pa mbështetje institucionale.

“Fatkeqësisht, decentralizimi mbeti vetëm një fjalë goje. Qeveria nuk ka vullnet politik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për zbutjen e problemeve që përballen komunat,” deklaroi Snopçe.

Ai theksoi se institucionet ndërkombëtare tashmë kanë konstatuar mungesën e vullnetit të qeverisë për një decentralizim të mirëfilltë, çka rrezikon të thellojë edhe më shumë pabarazitë mes rajoneve dhe të dëmtojë funksionimin e demokracisë lokale.

Deputeti Snopçe ngriti shqetësimin edhe për faktin se burimi kryesor financiar i komunave urbane janë lejet e ndërtimit, një praktikë që po çon drejt mbingarkesës urbane dhe shkatërrimit të hapësirave publike.

“Nëse vazhdohet kështu, në të ardhmen nuk do të kemi kushte normale për jetë, as infrastrukturë cilësore për qytetarët,” paralajmëroi ai.

Në fund, Snopçe i bëri thirrje qeverisë që të mos e lërë më tej në harresë këtë çështje jetike për funksionimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Decentralizimi nuk është luks, është nevojë urgjente,” përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

“Kasami hesht ndaj Mickoskit – Furkan Saliu: Po i kërkon falje në kurriz të shqiptarëve”

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka kritikuar ashpër kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin, pasi ky i fundit heshti përballë deklaratave nacionaliste të kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Saliut, Kasami në vend që të reagonte ndaj Mickoskit, i cili ofendoi Adnan Azizin, zgjodhi të justifikohej duke thënë se “BDI qëndron pas retorikës nacionaliste”.

“Prita që z. Kasami t’i përgjigjej Mickoskit për deklaratën e djeshme, por ai, në vend se të përgjigjej, në njëfarë mënyre i kërkoi falje duke u arsyetuar se BDI po e fut në retorikën nacionaliste. Jeni duke hyrë në grackën e Mickoskit për disa vota, ndërsa pasojat do të jenë afatgjata dhe të dhimbshme për kombin tonë”, ka shkruar Saliu.

Ai ia kujton Kasamit se:

Mickoski ka kërkuar shkarkimin e një drejtori shqiptar vetëm pse foli shqip;

Ka sulmuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, bandenterin dhe balansuesin;

Ka zhvilluar fushatë antishqiptare në zgjedhje;

Ka bllokuar ndryshimet kushtetuese dhe ardhmërinë evropiane.

“Z. Kasami, duhet fillimisht t’ia bëni të qartë vetes se çfarë jeni dhe çfarë doni të arrini në politikë. Me këtë konfuzion, po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”, ka përfunduar Saliu.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Ose jemi me BE-në, ose me “Botën Serbe” – zonë gri nuk ka!

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, theksoi se vendi tashmë i ka marrë të gjitha garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe se tani është koha për hapa vendimtarë përpara, e jo për lojëra politike.

“​Maqedonia e Veriut i mori garancitë në momentin kur e përcaktoi kornizën negociuese. Aty janë të rregulluara të gjitha çështjet. Tani nuk duhet të keqpërdoret tema e BE-së”, tha Osmani.

Ai vuri në dukje se perspektiva evropiane e vendit është ngushtë e lidhur me sfidat historike dhe presionet nga “bota serbe”, e cila edhe sot funksionon si sistem paralel që e saboton agjendën evropiane.

“Tani ka dy opsione: ose je me BE-në ose je me botën serbe, zonë gri nuk ka. Ato janë të ndërlidhura. Çdo hap drejt BE-së është largim nga bota serbe. Dhe, a e keni vërejtur? Çdo kush që bën hap drejt BE-së, bëhet cak i sulmeve”, deklaroi Osmani.

Ai kujtoi edhe ngjarjet historike që tregojnë sa thellë është e rrënjosur kjo dilemë.

“E dini kur ndodhi atentati ndaj Gligorovit? Një ditë pasi u kthye nga Beogradi dhe shpalli se do të largohemi nga Jugosllavia. E dini pse çdo përpjekje për marrëveshje me Bullgarinë e me Greqinë, ose për afrimin e vendit drejt BE-së, has në demonizim dhe propagandë? Sepse çdo hap drejt BE-së është hap largimi nga bota serbe. Çdo hap prapa është hap drejt botës serbe”, tha Osmani.

Në fund Osmani e dënoi ashpër politikën e qeverisë aktuale, duke e akuzuar për servilizëm dhe bllokadë të perspektivës evropiane.

“Kjo qeveri e ka bllokuar perspektivën evropiane, prandaj jemi shndërruar në foshnjë të botës serbo-ruse, e cila i ka kapur të gjitha instrumentet”, përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Bizneset në Tetovë nën kërcënim gjobash deri në 98 mijë euro nga kompania Saubermacher (Dokument)

Published

on

By

OJQ “Më mirë për Tetovën” ka dalë me një reagim publik lidhur me partneritetin publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Saubermacher, duke e cilësuar atë si dëm për qytetarët dhe bizneset e Tetovës.

“💰 Kompania Saubermacher, nëpërmjet partneritetit publiko-privat që ia mundësoi udhëheqësia aktuale e Komunës i “reketon” qytetarët dhe bizneset e Tetovës.

📧 Prej dje kemi pranuar ankesa nga pronarë të bizneseve, të cilët kanë pranuar njoftim përmes emailit nga Saubermacher që kërkon nga ata të lidhin kontratë për shërbimet nga kjo ndërmarrje.

🆘 Bizneset, në rast se nuk e nënshkruajnë këtë kontratë në afat prej 5 ditëve, rrezikojnë të gjobiten me shuma marramendëse nga 9️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ euro, deri në 9️⃣8️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ euro.

🤝 Kërkojmë nga Komuna e Tetovës / Општина Тетово që ta publikojë marrëveshjen me kompaninë Saubermacher, në bazë të së cilës kjo e fundit merr lirinë që t’i trajtojë qytetarët dhe bizneset e Tetovës në këtë mënyrë”, përfundon reagimi i OJQ-së “Më mirë për Tetovën”.

Continue Reading

TOP Lajme