Connect with us

Lajme

Osmani: 350.000 euro në muaj nga Çairi përfundojnë tek aktivistët partiakë të VLEN-it

Published

on

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në takimin e mbrëmshëm me qytetarët, ashpër e dënoi, siç e quajti ai, “sistemin masiv për nxjerrjen e parave nga buxheti i komunës përmes kontratave fiktive dhe abuzimeve”.

“Duhet të jemi realistë. Buxheti i Çairit është i kufizuar. 67% shkon për paga, ndërsa nga pjesa e mbetur bëhen kontrata fiktive. Në korrik ka pasur 720 kontrata, angazhime pune fiktive për persona që rrinë në shtëpi dhe shkruajnë statuse kundër meje dhe jush, kundër kauzës sonë. Kjo kushton 350.000 euro në muaj nga paratë e qytetarëve, nga taksat tuaja”, theksoi Osmani.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë platformën Open Finance, mjet zyrtar i Ministrisë së Financave, i mbështetur nga Ambasada Amerikane, ku shihet qartë se si shpenzohet buxheti publik.

“Kanë formuar një parti të re, ndërsa ne duhet t’ua paguajmë aktivistët? T’ua paguajmë edhe kafetë dhe restorantet me paratë tona? Kjo është e papranueshme. Në Seravë apo në Doxhonskë, me ato 350.000 euro mund të realizohej çdo muaj nga një projekt serioz”, tha Osmani.

Ai e krahasoi këtë situatë me gjendjen e higjienës dhe ndotjes në komunë.

“Sikur ata 720 persona të dilnin të paktën ta pastronin Çairin, sot nuk do të ishte komuna më e ndotur në Shkup”.

Në fjalimin e tij, Osmani theksoi edhe dimensionin moral të parasë publike.

“Çdo denar nga buxheti është amanet. Çdo denar i keqpërdorur është haram që e fut në shtëpinë tënde dhe me të ushqen fëmijët e tu”, përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Shoqatat e gazetarëve: Sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve është e papranueshme

Published

on

By

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) shprehin shqetësim serioz për shkak të sjelljes së pahijshme dhe joprofesionale ndaj gazetareve gjatë një ngjarjeje publike në Shkup, ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me personin përgjegjës për protokollin nga ministria.
Komunikimi i papërshtatshëm nga ana e punonjëses së ministrisë, e ngarkuar për protokollin, ka ndodhur pasi një grup gazetarësh e kanë lutur për deklarata, por nga ajo kanë marrë përgjigje se nuk mundet, ndërsa njërës nga gazetaret iu drejtua me fjalët: “Gazetare e paedukatë, arrogante dhe më e pacipë”.

Ne konsiderojmë se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe e papërshtatshme dhe përbën një goditje serioze ndaj dinjitetit të gazetarëve, lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Mungesa e sanksioneve për incidente të tilla mund të krijojë rrezik për përsëritjen e sjelljeve të ngjashme nga ana e shërbyesve të tjerë publikë.

Njëkohësisht, e përshëndesim gjestin e solidaritetit të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias që kanë qenë të pranishëm aty dhe, të revoltuar nga sjellja e pahijshme, e kanë lënë ngjarjen në mënyrë kolegiale.

SHGM dhe SPGPM u bëjnë apel Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht ta rishqyrtojë këtë rast dhe të sigurojë masa të duhura për sjellje profesionale të të gjithë shërbyesve publikë ndaj mediave. Kjo është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen e të drejtës së gazetarëve për qasje në informata me interes publik dhe për ruajtjen e besimit në institucione.

Continue Reading

Lajme

Nga vendlindja e dëshmorit Halil Rekaliu, Blerant Ramadani: Banorët e Gërçecit mezi presin referendumin e 19 tetorit

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Gërçec, përcjell SmartNews

Ramadani theksoi rëndësinë e referendumit të 19 tetorit, duke e cilësuar si moment të shumëpritur nga banorët.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Në Gërçec, në vendlindjen e dëshmorit të kombit Halil Rekaliut, takuam qytetarët të cilët mezi e presin referendumin e 19 Tetorit!”, ka përfunduar Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading

Lajme

Gjesti human i një doktori: Bujar Osmani ndihmon një të aksidentuar në Shkup

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është gjendur rastësisht në vendin e një aksidenti rrugor në Shkup, ku një motoçiklist ishte goditur nga një automjet.

Në një video të publikuar nga kalimtarë të rastit shihet se Osmani, bashkë me disa qytetarë të tjerë, i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit deri në mbërritjen e ekipit të Ndihmës së Shpejtë. Ai është përpjekur të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes së tij derisa mjekët të merrnin situatën në dorë.

Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, në afërsi të një kryqëzimi të frekuentuar në kryeqytet. Ende nuk ka informata zyrtare për shkaqet e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

Gazetari Driton Zenku, duke komentuar ngjarjen, shkroi:

“Të jesh mjek do të thotë të jesh në detyrë 24 orë në ditë. Ka profesione që nuk njohin orar – si mjeku, polici, gazetari e të tjerë. Të gjitha profesionet kanë vlerë, por disa janë të shenjta. Sot këtë e dëshmoi edhe Bujar Osmani, i cili rastësisht duke kaluar në një nga rrugët e Shkupit, i dha ndihmën e parë një motoçiklisti të aksidentuar. Profesioni i vërtetë nuk hiqet as kur s’je në punë.”

Nga ekipi i Osmanit nuk është dhënë ndonjë reagim zyrtar. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme