Connect with us

Lajme

Taravari: BDI më ofroi edhe kryeministrin edhe presidentin, por dëgjova zërin e qytetarit

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 ka zbuluar se gjatë negociatave me BDI-në, partia e integristëve ka qenë në gjendje t’ia pranojë çdo kërkesë të tij, përfshirë këtu edhe presidentin dhe kryeministrin e parë shqiptar.

“Unë më lehtë e kam pasur të shkoj me pozitën, me BDI-në sepse kemi pasur kemi pasur negociata dhe e kam thënë publikisht. Edhe me zotëri Ahmetin edhe me partitë opozitare. Personalisht e kisha shumë më lehtë. Çfarëdo që kërkoja, edhe kandidat për president ose edhe kryeministër i parë shqiptar, nëse do ta bëja atë kërkesë, do të realizohej. Edhe bartës liste ku të doja… Por nuk është kjo punë personale. Kjo është punë e vijës, trajektores historike e Aleancës për Shqiptarët”.

“Ne nëse do të vendosim të shkonim me BDI-në, do të mund ta bindim edhe anëtarësinë, por unë ia dhashë shansin zërit të qytetarit, zërin e simpatizantit tonë se Aleanca nuk guxon ta bëjë atë që e bëri Besa në 2016-n dhe 2020-të. Ky është realiteti. Nuk mund t’i ikim dhe për herë të parë të gjitha partitë opozitare të bashkohen në një front”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Mickoski flet për korrupsion te të tjerët, ndërsa selia e VMRO-DPMNE-së u ndërtua me para të dyshimta

Published

on

By

Mickoski flet për korrupsion te të tjerët, ndërsa selia e VMRO-DPMNE-së u ndërtua me para të dyshimta. Në Panair-Llogarinë e sotëm me rastin e “4 viteve punë për ty”, mbajti fjalim kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili që në fillim hodhi poshtë të gjitha akuzat për pabarazi etnike nga ana e BDI-së dhe theksoi se BDI-ja përfaqëson krimin, paaftësinë dhe korrupsionin, si dhe se tezat janë jokonstruktive, me çka paraqiti dëshmi për mbështetjen financiare nga Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja për komunat e drejtuara nga kryetarët e BDI-së.

“Roli i tyre në Qeveri do të thotë shumë krim, shumë jopunë, shumë paaftësi, shumë korrupsion dhe tani po vendosin shenjë barazimi midis të gjitha këtyre epiteteve që ka pjesëmarrja e tyre në Qeveri dhe polarizimit etnik, nëse nuk janë atëherë do të ishte polarizim etnik, mendoj se teza e tyre është e gabuar. Për shembull, le të themi nëse i shikojmë numrat, do ta përmend Kërçovën. Kryetari i Komunës së Kërçovës është Fatmir Dehari nga BDI, në thirrjen e parë gati 56 milionë denarë, projekte të financuara nga kjo Qeveri, në thirrjen e dytë gati 330 milionë denarë, ose gjithsej 385 milionë denarë për 16 projekte, që janë më shumë se 6 milionë euro. Struga, për shembull, kryetar është Ramiz Merko nga BDI, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së, në thirrjen e parë ka një projekt me vlerë rreth 135 milionë denarë, thirrja e dytë ka 5 projekte me vlerë 307 milionë denarë ose gjithsej 443 milionë denarë. Saraji, në thirrjen e dytë kemi 5 projekte me vlerë gati 320 milionë denarë, të cilat kjo Qeveri i ka siguruar për një komunë në të cilën kryetari është nga radhët e BDI-së”, shpjegoi Mickoski.

Mickoski theksoi gjithashtu se gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, ata nuk financuan asnjë projekt në komunat ku kryetarët ishin nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Nëse kthehemi pas dhe analizojmë tre vitet e para të kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së, nëse ndonjëri prej tyre do të kujtojë një projekt që u financua nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, përgjigjja është asnjë. Më shumë se 40 komuna nuk morën tekstualisht asnjë projekt që u financua nga ajo qeveri. Unë vërtet i hedh poshtë ato si jokonstruktive dhe mesazhe që i përkasin shekullit të kaluar, më vjen shumë keq që BDI-ja e pareformuar, kriminale dhe e korruptuar ende jeton në ato vite, dhe ende mendon se me mesazhe të tilla do të fitojë simpati në publik, duke menduar se nëse radikalizohet, mendoj se gabohen dhe do ta shohin këtë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen për më pak se dy muaj”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: “Rinia e Sarajit është energjia që ndërton të ardhmen”

Published

on

By

Sot, Saraji u pa ndryshe – me më shumë energji, ide dhe jetë. Bashkë me kryetarin aktual Iljas Veseli, Blerant Ramadani zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilët nuk e shohin politikën si fjalë boshe, por si mjet për të ndryshuar realitetin e përditshëm.

“Çdo propozim, çdo ide dhe çdo ëndërr e të rinjve do të jetë pjesë e plan-programit tonë 2025-2029. E ardhmja ndërtohet vetëm kur politika u jep hapësirë atyre që do ta jetojnë nesër,” theksoi Ramadani.

Takimi në Saraj shënoi edhe njëherë vizionin për ta bërë rininë pjesë të çdo vendimi dhe procesi politik. Mesazhi ishte i qartë: ky është Saraji i së ardhmes, i ndërtuar mbi guximin, mendimin kritik dhe kërkesën e brezit të ri për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Saraji po flet me zë për Aleancën Kombëtare për Integrim

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Saraj, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani sot ka takuar në një kaffe rasti bashkëqytetarët e tij duke marrë mbështetje për Aleancën Kombltare për Integrim si një referendum ndaj kësaj qeverie antishqiptare, shkruan Top24

Saraji po flet me një zë – për Aleancën Kombëtare për Integrim! Një kafe rasti me bashkëqytetarë të vendosur për të vazhduar bashkë, me dinjitet dhe vendosmëri! #AleancaKombëtarepërIntegrim #Saraj #ZgjedhjetLokale #MaqedoniaeVeriut

Continue Reading

TOP Lajme