Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën?

Published

on

REAGIMI I PLOTË I ASH-së

Gjatë fushatave zgjedhore, VLEN i kushtoi rëndësi të veçantë mërgatës shqiptare, duke premtuar garantimin dhe lehtësimin e votimit të saj sipas modeleve evropiane, eliminimin e deputetëve të diasporës dhe përfshirjen e votuesve jo-rezidentë në listat e brendshme. Po ashtu, u premtua krijimi i Ministrisë së Diasporës me buxhet të veçantë, përfshirja e kuadrove nga mërgata në kabinetin qeveritar dhe në administratë, si dhe lehtësira tatimore e subvencione për kthimin e mërgimtarëve dhe hapjen e bizneseve në vend.

Pas gati një viti e gjysmë qeverisjeje, këto zotime kanë mbetur vetëm në letër.

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN të përgjigjet: a është kthyer ndonjë mërgimtar përmes masave të premtuara, apo, përkundrazi, është shtuar numri i atyre që e kanë lëshuar vendin?

Pse nuk është themeluar ende Ministria e Diasporës dhe pse nuk janë përfshirë kuadro nga mërgata në nivele vendimmarrëse?

A po rrezikon mërgata të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se qeveria nuk ka tërhequr vendimin për fshirjen e saj nga listat zgjedhore dhe për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Mërgata shqiptare ka dhënë shumë për vendin tonë – me punë, remitanca dhe kontribut të pandërprerë. Për këtë arsye, premtimet ndaj saj nuk guxojnë të mbeten të pambajtura.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN që të japë llogari dhe të zbatojë angazhimet e ndërmarra para qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

ASH – Tetovë: VLEN vazhdon presionet ndaj gazetarëve!

Published

on

By

Sot në Tetovë ndodhi një akt i rëndë dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike: gazetari Nevrij Ademi nga mediumi Tetovasot u ndalua dhe u mbajt për më shumë se dy orë në polici, vetëm pse kërkoi informacion publik për një çështje që i përket interesit të qytetarëve të Tetovës. Ky veprim është urdhëruar politikisht nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili ka degraduar çdo standard demokratik dhe liri të shprehjes në qytet.

Kur një gazetar ndalohet vetëm pse kërkon të vërtetën, kur policia mobilizohet jo për të mbrojtur rendin por për të mbrojtur interesat personale të pushtetit lokal, atëherë kemi hyrë në territorin e rrezikshëm të autokracisë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë e dënon me forcë këtë sjellje skandaloze dhe i bën thirrje të gjitha organizatave për të drejtat e njeriut, shoqërisë civile dhe trupave diplomatikë në vend që të ndjekim me vëmendje sjelljen diktate të Bilall Kasamit ndaj mediumeve. Ne qëndrojmë fuqishëm në krah të mediumit Tetovasot dhe gazetarit Nevrij Ademi dhe çdo zëri të lirë në këtë vend. Tetova nuk do të heshtë përballë frikësimit politik. Liria e shprehjes nuk do të mbytet nga urdhrat e Bilall Kasamit dhe arroganca e pushtetit që veç më i trembet humbjes.

Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë

Continue Reading

Lajme

Yllka Nuredini pas babait drejtor, rehaton edhe motrën në Ministrinë e Shëndetësisë

Published

on

By

Rasti i familjes Nuredini nga Dibra po ngre dyshime serioze për nepotizëm dhe favorizime politike në institucionet shtetërore. Pas punësimit të Yllka Nuredinit te Arben Fetai, tashmë edhe motra e saj, vetëm 18-vjeçare, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa babai i tyre mban pozitën e drejtorit në një institucion publik.

Ky zinxhir punësimesh brenda të njëjtës familje ka hapur debate të forta rreth mënyrës se si funksionon sistemi i punësimeve në administratë dhe sa i kontrolluar është ky proces nga politika. Kritikat më të mëdha shkojnë në adresë të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, nën drejtimin e të cilit ndodh ky rast, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe drejtësinë e konkursit publik.

Në një kohë kur qindra të rinj të kualifikuar mbeten pa punë ose detyrohen të emigrojnë për një vend pune të ndershëm, punësimi i një 18-vjeçareje në një ministri kyçe si ajo e Shëndetësisë shihet si shpërdorim i pushtetit dhe privilegj i pastër familjar.

Ky rast është vetëm edhe një tregues i kulturës së nepotizmit që vazhdon të minojë institucionet dhe të rrënojë besimin e qytetarëve në shtetin ligjor. Përgjegjësia politike bie mbi ministrin Aliu, i cili duhet të sqarojë publikisht se si është e mundur që familja Nuredini të “rezervojë vende pune” në institucionet shtetërore, ndërkohë që qytetarët e tjerë trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Continue Reading

Lajme

ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje

Published

on

By

Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kanë reaguar duke thënë se pozita e zëvendësministrit në Mbrojtje mbetet e zbrazët, ndërsa shqiptarët janë të lënë pas dore.

Më poshtë reagimi i plotë i ASH – Taravari:

Me daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria dhe braktisjen e koalicionit VLEN, vendi i zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes mbetet vakant. Edhe pas katër muajsh, në këtë ministri vazhdon diskriminimi i thellë ndaj shqiptarëve, ndërsa askush nuk po i mbron interesat e tyre.

VLEN nuk ka arritur të plotësojë vendin që i takonte Aleancës për Shqiptarët, kurse ministri i VMR-DPMNE-së po ndjek një agjendë antishqiptare, duke e zhveshur institucionin e sigurisë nga elementi shqiptar. Gjatë kësaj periudhe, nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë dhënë për shqiptarë, një tregues i qartë se komuniteti shqiptar është i lënë pas dore dhe nuk ka kush ta mbrojë.

Parashtrohet pyetja: a e humbi VLEN këtë pozicion dhe a do të emërohet së shpejti ndonjë kuadër maqedonas, si Petar Bogojevski, i cili i quan ushtarët e UÇK-së “banda terroriste”?

Ku mbeti Arben Fetai, i cili dikur thirrej në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe që humbi dhjetëra pozicione në qeveri?

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe transparencë nga Qeveria dhe VLEN për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Është e papranueshme që në digasterin e mbrojtjes të gjitha këto anomali, në një shtet që është anëtare e NATO-s.

Continue Reading

TOP Lajme