Koalicioni VLEN që përbëhet nga tre parti që kanë origjinë dhe lidership të drejtpërdrejtë nga BDI: Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit. Të tre këto struktura politike, sipas kritikave të liderëve të Aleancës për Shqiptarët, nuk kanë sjellë një ndryshim të thellë nga praktikat dhe mentaliteti i vjetër politik.
Arben Taravari, kryetar i ASh-së, thekson se BDI si parti mund të jetë në opozitë, por mentaliteti i vjetër, i quajtur “BDIzmi”, është i pranishëm brenda VLEN. Ai nënvizon rolin e Izet Mexhitit dhe Adnan Azizit si bartës të kësaj fryme destruktive, duke shprehur shqetësim se praktikat negative dhe mentaliteti i keq i BDI-së janë transferuar brenda koalicionit opozitar.
““BDI është në opozitë, por BDIzmi është në VLEN, fatkeqësisht. BDIzmi, si mentalitet, si përqasje. Mentaliteti i vjetër i kësaj partie është në VLEN, dhe bartës të kësaj fryme destruktive janë Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi”, shprehet Taravari.
Halil Snopçe, deputet i ASh-së, ironizon pretendimin e Lëvizjes Demokratike për një pastrim moral nga e kaluara politike: “Kur i shoh reagimet e njerëzve nga LD-ja e Izetit në lidhje me koalicionin opozitar, lind pyetja: Te cili hoxhë kanë bërë ekzorcizmin që aq mirë qenkan pastruar nga ‘djalli’ – pra, nga korrupsioni, zhvatja, nepotizmi dhe uzurpimi i institucioneve – që sot vet ata e quajnë BDI?”
“Kur i shoh reagimet e njerëzve nga LD-ja e Izetit në lidhje me koalicionin opozitar, lind një pyetje: Te cili hoxhë kanë bërë ekzorcizmin që aq mirë qenkan pastruar nga ‘djalli’ – pra, nga korrupsioni, zhvatja, nepotizmi dhe uzurpimi i institucioneve – që sot vet ata e quajnë BDI? Sot ata flasin sikur të kenë ardhur në këtë botë atë ditë kur kanë dalë nga BDI-ja. Sipas tyre, gjithçka që është bërë keq në kohën e BDI-së e kanë bërë të tjerët. Ata na paskan qenë të pastër.”, shprehet Snopçe.
Snopçe shton se përfaqësuesit e LD-së flasin sikur kanë ardhur në skenën politike vetëm ditën që kanë dalë nga BDI-ja, duke mohuar çdo përgjegjësi për vendimet dhe veprimet e së kaluarës. Sipas tij, ky “katarsis” politik është sa absurde, aq edhe ironike, duke treguar se shumë nga praktikat e vjetra vazhdojnë brenda koalicionit të ri.
VLEN duket se përbën një vazhdimësi të praktikave dhe mentalitetit të BDI-së, pavarësisht ndryshimit të emrit dhe strukturave. Ky fakt sfidon idenë se krijimi i partive të reja opozitare automatikisht sjell ndryshim politik dhe moral. Për qytetarët dhe aktorët politikë shqiptarë, ky fenomen nënvizon rëndësinë e vlerësimit të thellë të liderëve dhe praktikave të tyre historike, përpara se t’u besojnë reforma dhe ndryshim brenda skenës opozitare. /Flaka Media/