Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti e pranoi se Çairin e ka shkatërruar sikur tërmeti Shkupin, ai nuk mund të jetë “shpëtimi”

Published

on

Ish kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti vetë e pranoi dëmin që ia ka shkaktuar komunës që e ka udhëhequr me vite ai personalisht dhe miku i tij, kryetari në largim. Ai me gojën e tij tha se Çairi sot është njëjtë siç ishte Shkupi pas tërmetit famëkeq dhe pranon se ka nevojë për një rindërtim dhe shpëtim. Ky rindërtim nuk mund t’i besohet atij që e shkatërroi, e as ekspertëve që sjell ai, sepse teatro të tilla ka bërë edhe në të kaluarën, duke sjellë investitorë, donatorë e afaristë, por duke ua mbyll derën të njëjtëve pas mbarimit të zgjedhjeve. T’i besosh rindërtimin e Çairit njeriut që e shkaktoi gjithë atë katrahurë është njëjtë sikur të besosh se një tërmet i ngjashëm do ta rregullonte Shkupin.

Nuk mund të shpresohet tek njeriu që dyshohet për kepqërdorim të mbi 250 milion eurove, për ndërtimin e 150 ndërtesave ilegale që jo vetëm shkelin ligjin, por rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve që janë mashtruar e manipuluar me procedura antiligjore.
Shkupi i vjetër para kaosit, mbingarkimit, duhet të shpëtojë nga udhëheqësia e kriminalizuar dhe korruptuar që e ka kapur dhe e trajton si pronë të veten.

– Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

ASH – Tetovë: VLEN vazhdon presionet ndaj gazetarëve!

Published

on

By

Sot në Tetovë ndodhi një akt i rëndë dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike: gazetari Nevrij Ademi nga mediumi Tetovasot u ndalua dhe u mbajt për më shumë se dy orë në polici, vetëm pse kërkoi informacion publik për një çështje që i përket interesit të qytetarëve të Tetovës. Ky veprim është urdhëruar politikisht nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili ka degraduar çdo standard demokratik dhe liri të shprehjes në qytet.

Kur një gazetar ndalohet vetëm pse kërkon të vërtetën, kur policia mobilizohet jo për të mbrojtur rendin por për të mbrojtur interesat personale të pushtetit lokal, atëherë kemi hyrë në territorin e rrezikshëm të autokracisë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë e dënon me forcë këtë sjellje skandaloze dhe i bën thirrje të gjitha organizatave për të drejtat e njeriut, shoqërisë civile dhe trupave diplomatikë në vend që të ndjekim me vëmendje sjelljen diktate të Bilall Kasamit ndaj mediumeve. Ne qëndrojmë fuqishëm në krah të mediumit Tetovasot dhe gazetarit Nevrij Ademi dhe çdo zëri të lirë në këtë vend. Tetova nuk do të heshtë përballë frikësimit politik. Liria e shprehjes nuk do të mbytet nga urdhrat e Bilall Kasamit dhe arroganca e pushtetit që veç më i trembet humbjes.

Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë

Continue Reading

Lajme

Yllka Nuredini pas babait drejtor, rehaton edhe motrën në Ministrinë e Shëndetësisë

Published

on

By

Rasti i familjes Nuredini nga Dibra po ngre dyshime serioze për nepotizëm dhe favorizime politike në institucionet shtetërore. Pas punësimit të Yllka Nuredinit te Arben Fetai, tashmë edhe motra e saj, vetëm 18-vjeçare, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa babai i tyre mban pozitën e drejtorit në një institucion publik.

Ky zinxhir punësimesh brenda të njëjtës familje ka hapur debate të forta rreth mënyrës se si funksionon sistemi i punësimeve në administratë dhe sa i kontrolluar është ky proces nga politika. Kritikat më të mëdha shkojnë në adresë të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, nën drejtimin e të cilit ndodh ky rast, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe drejtësinë e konkursit publik.

Në një kohë kur qindra të rinj të kualifikuar mbeten pa punë ose detyrohen të emigrojnë për një vend pune të ndershëm, punësimi i një 18-vjeçareje në një ministri kyçe si ajo e Shëndetësisë shihet si shpërdorim i pushtetit dhe privilegj i pastër familjar.

Ky rast është vetëm edhe një tregues i kulturës së nepotizmit që vazhdon të minojë institucionet dhe të rrënojë besimin e qytetarëve në shtetin ligjor. Përgjegjësia politike bie mbi ministrin Aliu, i cili duhet të sqarojë publikisht se si është e mundur që familja Nuredini të “rezervojë vende pune” në institucionet shtetërore, ndërkohë që qytetarët e tjerë trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Continue Reading

Lajme

ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje

Published

on

By

Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kanë reaguar duke thënë se pozita e zëvendësministrit në Mbrojtje mbetet e zbrazët, ndërsa shqiptarët janë të lënë pas dore.

Më poshtë reagimi i plotë i ASH – Taravari:

Me daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria dhe braktisjen e koalicionit VLEN, vendi i zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes mbetet vakant. Edhe pas katër muajsh, në këtë ministri vazhdon diskriminimi i thellë ndaj shqiptarëve, ndërsa askush nuk po i mbron interesat e tyre.

VLEN nuk ka arritur të plotësojë vendin që i takonte Aleancës për Shqiptarët, kurse ministri i VMR-DPMNE-së po ndjek një agjendë antishqiptare, duke e zhveshur institucionin e sigurisë nga elementi shqiptar. Gjatë kësaj periudhe, nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë dhënë për shqiptarë, një tregues i qartë se komuniteti shqiptar është i lënë pas dore dhe nuk ka kush ta mbrojë.

Parashtrohet pyetja: a e humbi VLEN këtë pozicion dhe a do të emërohet së shpejti ndonjë kuadër maqedonas, si Petar Bogojevski, i cili i quan ushtarët e UÇK-së “banda terroriste”?

Ku mbeti Arben Fetai, i cili dikur thirrej në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe që humbi dhjetëra pozicione në qeveri?

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe transparencë nga Qeveria dhe VLEN për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Është e papranueshme që në digasterin e mbrojtjes të gjitha këto anomali, në një shtet që është anëtare e NATO-s.

Continue Reading

TOP Lajme