Connect with us

Lajme

Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

Published

on

Disa media në gjuhën maqedonase i kanë reaguar ashpër shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Kim Mehmeti, pas një deklarate të tij ku ai shprehet kritik ndaj strukturës etnike dhe politike të elitave në Maqedoninë e Veriut.

Në një analizë të publikuar së fundmi, Mehmeti shkruan se: “Elitat maqedonase kryesisht janë të përbëra nga bullgarë e shqiptarë ortodoksë të serbizuar”, deklaratë kjo që ka shkaktuar reagime të forta në disa qarqe mediatike dhe politike maqedonase.

Sipas mediave maqedonase, fjalët e Mehmetit përbëjnë një “fjalor urrejtjeje dhe nënçmimi” ndaj popullit maqedonas dhe cenojnë bashkëjetesën ndëretnike në vend. Disa prej tyre e kanë akuzuar shkrimtarin për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes dhe përpjekje për të delegjitimuar identitetin kombëtar maqedonas. Dhe kjo ka nxitur një varg reagimesh ku kërkohet ndëshkimi i Mehmetit për këto deklarata të tij.

Ndryshe, në analizën e tij, Mehmeti e përshkruan Maqedoninë e Veriut si një shtet të paqartësive dhe kontradiktave, ku sipas tij mungon një ndjenjë e vërtetë e bashkëjetesës dhe ku gënjeshtra është bërë pjesë e kulturës politike dhe shoqërore.

Ai shpreh kritika të forta edhe ndaj politikanëve shqiptarë në vend, të cilët i cilëson ose si “idiotë që nuk kuptojnë”, ose si “qyqarë që kanë frikë ta thonë të vërtetën”. Mehmeti thekson se shumë prej elitave politike maqedonase mohojnë origjinën e tyre etnike dhe përpiqen ta maskojnë këtë duke ushqyer urrejtje ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve.

Reagimet ndaj shkrimit të Mehmetit kanë hapur sërish debatin për kufijtë e lirisë së shprehjes në një shoqëri multietnike si ajo e Maqedonisë së Veriut, ku tensionet ndëretnike ende nuk janë shuar plotësisht.

Kim Mehmeti, i njohur për stilin e tij kritik dhe për shkrimet që trajtojnë realitetin politik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave të mediave maqedonase.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim prezanton logon e re: Bashkim për fitoren në zgjedhjet e Tetorit

Published

on

By

Me moton “Vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) prezantuan sot logon e re të opozitës së bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit.

Logon e re e ka publikuar në rrjetet sociale Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, si simbol i unitetit, shpresës dhe orientimit të palëkundur drejt integrimit europian.

Ahmeti thekson se bashkimi i forcave politike shqiptare përmes AKI-së vjen në një moment kritik për shqiptarët në RMV, të cilët përballen me sfida të thella sociale, ekonomike dhe politike.

“Në kohë të vështira si këto, shqiptarët meritojnë zë të fuqishëm dhe përfaqësim me dinjitet. Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin etnik shqiptar dhe ka larguar vendin nga rruga europiane. Prandaj, është momenti për bashkim – për një të ardhme më të mirë, për fëmijët tanë dhe për një Maqedoni të Veriut që ecën drejt Evropës,” shkruan z. Ahmeti.

Logoja e re është simbol i një besëlidhjeje të re politike: për fitore, për besim dhe për integrim europian. Duart e bashkuara në logon zyrtare përçojnë mesazhin e qartë – vetëm përmes unitetit shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë.

Nga ky koalicon thonë se fushata e Aleancës Kombëtare për Integrim do të zhvillohet nën frymën e bashkëpunimit, përfshirjes dhe shpresës për ndryshim të vërtetë.

Continue Reading

Lajme

Fetai u vetshpall kryetar i ASH-së, reagon Uzairi: Ai është shndërruar në një vegël të Mickoskit, duke e humbur çdo kuptim politik që pretendonte se kishte

Published

on

By

Zëvendëskryemisitri Arben Fetai në një tubim të VLEN-it në Kërçovë e vetshpalli veten kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Ndaj kësaj me një reagimi ka dalë sekretari organizativ i ASH-së së Taravarit, Gadaf Uzairi i cili e ka quajtur Arben Fetain si një vegël të Mickoskit, duke e humbur çdo kuptim politik që pretendonte se kishte, duke i dërguar porosi se” Politika nuk është shpifje dhe lojë titujsh të rrejshëm”, shkruan Top24

Me keqardhje, por edhe me indinjatë, duhet të reagoj.

Në tubimin e VLEN-it në Kërçovë, Arben Fetahu u shpall “kryetar i Aleancës”. Realiteti është se ai nuk ka qenë kurrë faktor politik, as nuk ka pasur peshën që të arrijë aty ku ndodhet sot.
Unë personalisht e kam pasur afër dhe në rrethana të caktuara, pa dëshirën e shumicës së bashkëpartiakëve, e kemi ngritur më lart nga ç’meritonte. Sot ai është shndërruar në një vegël të Mickoskit, duke e humbur çdo kuptim politik që pretendonte se kishte.
Politika nuk është shpifje dhe lojë titujsh të rrejshëm.

Continue Reading

Lajme

Përçarje në VLEN: Njëri ndër funksionarët kryesor të Alternativës në Kumanovë kandidat i pavarur

Published

on

By

Mesut Bajrami ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për këshilltar komunal në Kumanovë. Në një njoftim publik, Bajrami shprehu shqetësimin për gjendjen politike aktuale dhe, sipas tij, diskriminimin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë qytet.

“Duke parë gjendjen aktuale politike dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kumanovës, unë, Mesut Bajrami, dua t’ju njoftoj se sot shpall kandidaturën time për këshilltar komunal në Kumanovë, si kandidat i pavarur”, u shpreh ai.

Bajrami theksoi se synon t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale, politike dhe humane. Ai gjithashtu kërkoi përkrahjen e qytetarëve përmes votës së tyre, duke premtuar se do të punojë me përkushtim për të fituar dhe justifikuar besimin e dhënë.

“Ju meritoni më shumë”, përfundon mesazhin e tij kandidati i pavarur.

Continue Reading

TOP Lajme