Connect with us

Lajme

Taravari për Vox Media: Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më keq se me Qeverinë VMRO–VLEN

Published

on

Kryetari i Alencës për Shqiptarët dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, e cilëson gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si më të rëndën historike nën qeverisjen aktuale.

“Nuk e konsideroj, e di, dhe bashkë me mua e di shumica dërrmuese,” deklaroi Taravari për VOX Kosova.

Ai theksoi se shqiptarët janë jo vetëm të anashkaluar, por të nëpërkëmbur – nga gjuha, te punësimi dhe deri tek orientimi evropian i vendit.

Sipas tij, “fryma sllavo-serbe” po e kthen vendin pas në kohë dhe po e zhbën orientimin euro-atlantik.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN premtuan, por nuk realizuan asgjë për Zonat Ekonomike Shqiptare

Published

on

By

ASH e Taravarit thekson se Koalicioni VLEN, që tashmë është dëshmuar se s’vlen për shqiptarët, në fushatë zgjedhore premtoi “zhvillim të barabartë të zonave ekonomike” dhe investime të drejtuara në mënyrë të drejtë në të gjitha rajonet planore të vendit.

“U premtua se Zonës së Vizbegut do t’i jepej status i veçantë dhe do të centralizoheshin kompetencat urbanistike e infrastrukturore; do të përshpejtohej ndërtimi i kanalizimit, ujësjellësit dhe rrjetit rrugor, si dhe krijimi i transportit publik në këtë zonë; po ashtu, do të bëhej barazimi ligjor dhe investues i Zonave të Lira Ekonomike të Vizbegut, Strugës, Kërçovës, Tetovës dhe Likovës me zonat tjera.

Madje, premtuan që njëra nga zonat të rikonceptohej si Zonë e Lirë Ekonomike për mërgatën; ndërsa një zonë tjetër të shpallej Zonë e Lirë Ekonomike Rinore, e dedikuar për start-up-et dhe teknologjinë.

Sot, pas gati një vit e gjysmë qeverisje, pyesim: Çfarë u realizua nga këto premtime madhështore?

Në terren, qytetarët shqiptarë shohin vetëm harresë dhe diskriminim. Në Vizbeg, Strugë, Kërçovë, Tetovë e Likovë nuk ka asnjë investim të ri, asnjë projekt të përfunduar dhe asnjë hap konkret për të sjellë barazinë e premtuar.

Ndërkohë, në Strumicë, Shtip e Prilep, për çdo ditë shohim promovime të investimeve të reja, hapje fabrikash dhe punësime. Këtu shihet qartë se premtimi për “zhvillim të barabartë” ishte vetëm mashtrim elektoral, ndërsa investimet vazhdojnë të orientohen vetëm në rajonet maqedonase.

Aleanca për Shqiptarët pyet koalicionin VLEN: A kishit menduar për Zonat Ekonomike të Strumicës e Shtipit kur premtonit Vizbegun, Strugën, Kërçovën, Tetovën e Likovën? Apo mashtrimi i shqiptarëve ka qenë qëllimi i vetëm?

Shqiptarët e dinë mirë se kush mbron interesat e tyre dhe kush i mashtron me fjalë boshe”, thekson ASH.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takon profesorin veteran të arsimit shqip Avzi Mustafa

Published

on

By

Kandidati për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, është pritur nga profesori i njohur dhe veprimtari i arsimit shqip, Avzi Mustafa.

Gjatë takimit, profesori Mustafa e uroi Ramadanin për kandidaturën e tij dhe i dhuroi dy nga veprat e tij madhore:
* “Leksion i pishtarëve të Arsimit shqip në Maqedoni 1941-1971”
* “Gjurmë ndër vite”

Në këto libra pasqyrohet sakrifica e brezave që kontribuuan në mbajtjen gjallë të arsimit shqip. Profesori Mustafa i përcolli Ramadanit një mesazh domethënës:
“Lavdi për punën vetmohuese të pishtarëve të arsimit shqip në Maqedoni! Unë e fillova aty ku e gjeta, e ju vazhdoni aty ku unë e lash.”

Ramadani e cilësoi këtë uratë si një thirrje për përgjegjësi dhe vazhdimësi, duke theksuar rëndësinë e vijimit të rrugës së arsimit dhe dinjitetit kombëtar nga gjeneratat e reja.
“Rruga e dijes është rruga e lirisë dhe e barazisë. Ne nuk guxojmë të ndalemi,” u shpreh kandidati për Sarajin.

Continue Reading

Lajme

Gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të RMV-së kanë bllokuar në Akademi, reforma e kërkuar nga BE-ja do të ngelet edhe më tej pezull

Published

on

By

Gjenerata e nëntë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm mbetet e bllokuar për shkak të ndërhyrjes së politikës dhe mungesës së fondeve, ndërkohë që zgjedhjet e vjeshtës po e pengojnë procesin për herë të dytë. Akademia është e paralizuar, pa studentë të rinj, me financa të ngrira dhe e pashpresë. Ministria e Financave heq përgjegjësinë duke ia kaluar barrën vetë institucioneve, ndërsa një e treta e vendeve për gjyqtarë janë bosh. Kjo krizë institucionale e trajnimit po e rrezikon seriozisht funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe qasjes së qytetarëve në gjykim të drejtë. Zgjidhja e problemit me mungesën e stafit në prokurori dhe gjykata është gjithashtu një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian, i cili kërkon plotësimin e vendeve vakante me prokurorë dhe gjyqtarë të rinj, ndërkohë që Akademia mbetet e bllokuar dhe procesi i trajnimit i pezulluar, transmeton Portalb.mk.

Procesi i trajnimit për gjeneratën e nëntë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj mbetet i bllokuar që prej ciklit të kaluar zgjedhor, ndërsa tani për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor. Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, i ndjekur nga gjykatat administrative, vendosi pezullimin e provimit pranues, me arsyetimin se procedura përfundon me punësim, çka bie ndesh me rregullat zgjedhore. Kjo madje u përmend edhe në raportin e BE-së.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) pranoi ankesat nga një kandidat presidencial dhe një avokat për të pezulluar testet e pranimit në Akademi gjatë periudhës zgjedhore. Gjykata Administrative fillimisht i kërkoi KSHPK-së të rivlerësonte, por Gjykata e Lartë Administrative në fund e mbështeti vendimin, duke pezulluar procesin e përzgjedhjes deri në formimin e qeverisë së re prej 30 anëtarësh, pasi u konsiderua si çështje punësimi. Këto veprime vonuan rekrutimin më të madh të Akademisë prej 130 kandidatësh që synonte adresimin e mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në raportin e BE-së.

Tani që vendi është futur sërish në periudhë zgjedhore, nuk pritet që procesi të rifillojë së shpejti. Si rezultat, Akademia vazhdon të jetë joaktive, me klasa bosh, procedura të ndërlikuara dhe buxhet të bllokuar, duke e penguar në mënyrë të drejtpërdrejtë përgatitjen e kuadrove të rinj në drejtësi.

“Gjenerata e fundit nuk është përfunduar ende dhe ky proces ka vazhduar prej dy vitesh. Kjo procedurë u ndërpre në zgjedhjet paraprake, por për fat të keq mund të konkludojmë se procedura ende nuk është përfunduar sepse nuk ka pëlqim nga Ministria e Financave për fonde buxhetore për gjeneratën e re dhe në të ardhmen e afërt nuk do të prisnim gjeneratë të re gjyqtarësh dhe prokurorësh publikë”, thotë Ivana Petkovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Njoftimi nga Ministria e Financave se Buxheti i Këshillit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2025 nuk parashikon burime financiare për punësimin e 130 praktikantëve në Akademi ishte arsyeja në maj që Bordi i Drejtorëve të vazhdonte status quo-në, gjegjësisht të mos merrte vendim për fatin e kësaj gjenerate.

Siç raporton Tellma, Ministria e Financave i është përgjigjur se ajo ka buxhetuar fonde, por se janë vendosur kufij brenda të cilëve vetë përdoruesi i buxhetit përcakton prioritetet dhe programet për zbatim. Me fjale tjera, Ministria e hodhi topin në Akademi.

“Ju informojmë se brenda Buxhetit janë ndarë fonde të buxhetuara, përkatësisht janë përcaktuar limite brenda të cilave vetë përdoruesi i buxhetit përcakton prioritetet dhe programet për zbatim. Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2025, janë siguruar fonde për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, dhe brenda këtyre fondeve, Akademia duhet të sigurojë fonde për zbatimin e programeve të saj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Akademia, qëllimi kryesor i së cilës është trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, ka qenë pa studentë që nga fundi i vitit të kaluar kur përfundoi gjenerata e tetë.

Sipas Koalicionit “Të gjithë për Gjykim të Drejtë”, i cili monitoron gjyqësorin dhe analizon boshllëkun e personelit, ata thonë se pasojat do t’i ndiejnë qytetarët me një gjyqësor dhe qasje joefikase në drejtësi.

Kjo Akademi has probleme strukturore me emërimin e drejtuesve dhe mungesë të transparencës, duke kontribuar në paralizë institucionale.

Një çështje tjetër që ndikon drejtpërdrejt në kapacitetet e Akademisë, është gjendja e pakët e studentëve shqiptarë. Portalb raportoi se në pesë vitet e fundit, vetëm 31 nga 157 studentët e Akademisë kanë qenë shqiptarë, ku gjithashtu i gjithë procesi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Kjo tregon jo vetëm mungesë diversiteti në Akademi, por edhe barrierë sistematike për shqiptarët për t’u integruar në këtë segment kyç të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë që raportet nga Këshilli Gjyqësor konfirmojnë se qindra pozicione gjyqësore janë vakante, ose rreth një e treta e totalit, kjo situatë kritike thekson urgjencën e trajnimit dhe përgatitjes së stafit të ri .

BE-ja gjithashtu ka bërë kërkesa specifike për përmbushje të këtyre vendeve me persona të rinj, duke e vënë nën presion institucionetpër mobilizim më të madh.

“Efikasiteti i sistemit të drejtësisë duhet të përmirësohet. Sipas vlerësimit të Këshillit Gjyqësor, nevojiten 162 gjyqtarë të rinj (do të nevojiteshin gjithsej 434 gjyqtarë, ndërsa aktualisht janë emëruar vetëm 272; me 40 dalje në pension në 3 vitet e ardhshme). Ka vështirësi për të plotësuar vendet e lira në gjyqësor, për shembull, nga shtatë vende të lira për kryetarë të gjykatave themelore, disa u përsëritën, pasi asnjë kandidat nuk aplikoi ose nuk përmbushi kriteret e përshtatshmërisë”, thuhet në raportin e BE-së.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka rënë nën mesataren e BE-së për numrin e gjyqtarëve. Në vitin 2022 Maqedonia e Veriut kishte rreth 470 gjyqtarë apo 26 gjyqtarë për 100,000 banorë, që ishte numër më i lartë se sa kërkohet nga standardet evropiane, pra 21,5 për 100,000 banorë. Megjithatë, situata me gjyqtarët u identifikua si problematike për shkak të mungesës së gjyqtarëve të mjaftueshëm. Tani, tre vite më vonë ka ndryshime të mëdha, përkatësisht tani ka 368 gjyqtarë, 102 më pak se në vitin 2022. Sipas përllogaritjeve, vendi aktualisht ka 20 gjyqtar per 100.000 banorë.

Continue Reading

TOP Lajme