Connect with us

Lajme

VLEN: Drejtori i MEPSO-s, Zudi Koka për tre milionë euro ka dëmtuar shtetin, prokuroria të hap hetim për korrupsion

Published

on

Koalicioni VLEN ka akuzuar drejtorin e MEPSO-s, Zudi Koka se me veprimet e tij duke rritur çmimin e marrëveshjes ka dëmtuar kështu shtetin për hiq më pak se 3 milionë euro.

“Për një projekt, për të cilin 95 për qind të pajisjeve janë dorëzuar dhe paguar, të merret vendim për rritjen e çmimit për tre milionë euro shtesë për punët ndërtimore, të cilat duhet të zhvillohen duke filluar nga viti 2024 e tutje, ndërsa vit bazik për rritje të çmimit ta marrësh vitin 2020, kur çmimet kanë qenë maksimalisht të larta, kështu ky drejtor pa asnjë konkurrencë mund ta fitojë çmimin Nobel për zbulim të shekullit. Vetë fakti që për vit bazik qëllimisht është zgjedhur viti 2020, kur çmimet kanë qenë më të larta, ndërsa jo viti 2019, kur është firmosur kontrata, me cilin vit rritja e çmimit do të ishte pothuajse dyfish më e vogël, konsiderojmë se është bazë e mjaftueshme për Prokurorinë Publike të hapë hetim për këtë rast, sepse viti 2020 është zgjedhur qëllimisht si bazë për të shkaktuar rritje më të madhe të çmimit, pa e pasur parasysh aspak që ky vendim mund të shkaktojë keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka deklaruar Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN.

Ai thotë se Drejtori i Përgjithsëm i Mepso-s duhet të shpjegojë se si e ka ndryshuar konkluzionin e Bordit Drejtues të muajit shkurt 2023, me të cilin firmës së njëjtë duhej t’i ofrohej rritje drastike më e ulët e çmimit me shkallëzim sipas çmimit në bursë, gjë që duhej ta mbrojë Mepso-n në një periudhë kur çmimet e materialeve në bursat botërore shënonin rënie të madhe?
“Cili ka qenë oficeri për lidhje i cili e ka dakorduar marrëveshjen dhe në xhepat e kujt duhet të përfundojnë këto para? Pse e kanë humbur një vit të tërë duke mos ndërmarrë asgjë, në kohën kur çmimet në bursë shënonin rënie? Pse nuk e kanë shfrytëtuar këtë për ritederim të projektit për të fituar çmim edhe më të lirë se ai në vitin 2019?” pyet Orhan Murtezani.
Sipas tij se në këtë rast ka korrupsion, kjo është shumë e qartë, ndërsa se a do të veprojë Prokuroria dhe Komisioni për Antikorrupsion, kjo mbetet të shihet.

Continue Reading

Lajme

Deputetët sërish sot tentojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Deputetët e legjislaturës së nëntë do të përpiqen sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, i cili ka mbetur i bllokuar edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit ka paraqitur deri tani tre emra: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë shumicën e votave, duke mbledhur vetëm 57 vota pro në dy tentativat e fundit.

Edhe pse ende nuk dihet cili emër do të propozohet sot nga Lëvizja Vetëvendosje, është fakt që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Ndërkaq, AAK-ja në seancën e fundit abstenuan në votimin për Muratin, ndryshe nga dy herët e tjera kur votuan kundër Haxhiut dhe Gërvallës.

Vetëvendosje vazhdimisht ka sulmuar partitë ish-opozitare për bllokimin e Kuvendit.
PDK-ja ka deklaruar se do ta votojë çdo deputet të VV-së që nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. LDK-ja, ndërkaq, është e vendosur të votojë kundër çdo kandidati të VV-së.

Ngërçi politik vazhdon të jetë shqetësues. Njohësit e politikës kërkojnë konsensus mes partive për të dalë nga kjo situatë, duke theksuar se zgjedhjet e reja nuk do të jenë zgjidhje, pasi rezultatet pritet të jenë përafërsisht të njëjta.

Argumenti i njohësve të politikës është se mungesa e institucioneve ka dëmtuar ndjeshëm qytetarët dhe ekonominë, ndërsa zgjidhja e vetme është dialogu dhe kompromisi politik.
“Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të sjellë ndryshime dramatike. Do të kemi përsëri një ngërç tjetër pas tyre,” ka theksuar analisti Argjend Zejnaj, raporton RTKlive.

Nga ana tjetër, politikanë dhe analistë janë optimistë se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, megjithëse as Lëvizja Vetëvendosje dhe as ish-opozita nuk kanë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

“Çdo vonesë dëmton popullin dhe institucionet. Duhet të formohen institucionet sa më parë,” ka thënë Jeton Halimi, politikan dhe analist.

Gjykata Kushtetuese ka dhënë afat deputetëve që të zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët deri më 18 shtator, duke shtuar presionin mbi partitë për të gjetur një zgjidhje.

Continue Reading

Lajme

Listat e pavarura, Selmani: Element që mund të krijoj shpërdorime

Published

on

By

Listat e pavarura në zgjedhjet lokale me mbështetje të dy nënshkrimeve shikohen si element kritik i zgjedhjeve lokale të tetorit. Profesori universitar Bashkim Selmani përshëndet pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje por shfaq dyshimet për kërkesën e ulët të nënshkrimeve. Selmani thotë se mund të paraqiten shpërdorime.

“Në këtë rast edhe për kandidatët e pavarur, është mirë të vlerësohet një çështje dhe të ketë kandidat të pavarur, mirëpo mënyra se si e imponon qeveria është element me të cilin mund të pritet pasoja eventuale dhe shpërdorimet me të cilin do të ketë përqindje e vendimmarrjes së kandidatëve partiak. Kjo është një nga mentalitetet të cilin gjithmonë KSHZ-ja ka qenë preh e këtyre rrethanave.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit KSHZ më shumë I kushton energji zgjedhjeve se sa zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Kjo rregull e re zgjedhore, sipas Selmanit krijon hapësirë për të pasur keqpërdorime gjatë votimit.

“Kjo akoma më shumë përbën hapësirë për të pasur keqpërdorime dhe kuti përsa i përket zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër në asnjë mënyrë nuk i kanë prioritet mënyrën dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve duke filluar nga borxhi publik, kriza ekonomike dhe faktorë të tjerë.”, tha Selmani.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se listat mund të jenë 7 apo 8 metra të gjata me kandidatë të pavarur, por ka thënë se fotografia e qartë do të mësohet më dorëzimin e listave më 1 shtator. Kryeministri druan se më këtë rast mund të krijohej huti tek qytetarët gjatë votimit, ulje të pragut zgjedhor madje edhe dështim të zgjedhjeve. Nëse vijon që procesi të dalë I pasuksesshëm, Mickoski ka paralajmëruar ndërhyrje qeveritare. Trazimi i ujrave parazgjedhore erdhi pas vendimit të KSHZ-së që kandidaturat e pavarura të mbështeten me dy nënshkrime, pasi vendimi paraprak parashikonte mbështetje prej 1% të mbështetësve nga numri I përgjithshëm I votuesve në zonën e caktuar.

Continue Reading

Lajme

Zejdi: Mickovski ta dijë, pas tetorit vjen marsi – Legjitimitetin e jep populli…

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherit kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit nga radhët e Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim, Skender Rexhep – Zejd, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve dhe qasjes së qeverisë së udhëhequr nga Mickovski, duke paralajmëruar se lojërat politike nuk do të zgjasin pafundësisht.

“Tregojini Mickovskit se 19 tetori është afër. Dhe nëse kujton se kjo lojë do të zgjasë pafund, le ta mbajë mend: pas tetorit gjithmonë vjen marsi! Dje u shkel e drejta kushtetuese e mërgatës shqiptare, sot na del një tjetër ‘sihariq’ shovinist nga kuzhina e VMRO-së. Por, kriminaliteti i qeverisë monoetnike dhe antieuropiane nuk fshihet pas flamurit të nacionalizmit bosh,” ka shkruar Zejdi.

Ai shtoi se legjitimitetin për të qenë pjesë e qeverisë nuk e përcaktojnë konceptet shoviniste, por vullneti i popullit shqiptar. “Dielli nuk mbulohet me shoshë,” theksoi Zejdi. /Flaka Media/

Continue Reading

TOP Lajme