Connect with us

Lajme

Kur Bujar Osmani e vendosi Kosovën në hartën politike të Këshillit të Evropës (Video)

Published

on

Në kohën kur mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani – sot kandidat i Beslidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit – ishte një nga zërat më aktivë në Këshillin e Evropës për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës, shkruan PressOnline.al

Gjatë një fjale të mbajtur në Strasburg, Osmani theksoi rëndësinë e mos-hezetimit për të pranuar anëtarë të rinj që ndajnë të njëjtat vlera dhe angazhime me Evropën.

“Ne kemi mbështetur vazhdimisht përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin e APKE-së që i rekomandon Komitetit të Ministrave të ftojë Kosovën të bashkohet me organizatën. Qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera,” – deklaroi atëherë Osmani.

Kjo deklaratë e tij mbetet një nga momentet më të qarta të angazhimit diplomatik të Shkupit për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, duke e pozicionuar Maqedoninë e Veriut si një përkrahëse të vendosur të fqinjit të saj.(PressOnline.al)

Continue Reading